LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmet i fuqishëm në Itali/ Qytetarët braktisin shtëpitë

16 Gusht 2018, 19:58, Aktualitet CNA
Tërmet i fuqishëm në Itali/ Qytetarët braktisin

Toka italiane është dridhur pak momente më parë nga një tërmet i fuqishëm 5.2 ballë rreth orës 20:20.

Sipas mediave italiane, qëndra e tërmetit ishte në Molise, 193 km larg kryeqytetit, Romës.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në rajonet e Puglias, Romës dhe Abruzzos.

Qytetarët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë të tmerruar.

Emergjencat Civile janë ngritur në gadishmëri, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale.

Kujtojmë se Italia u përball vitin e shkuar me një tërmet të fuqishëm me epiqendër në Aquila, ku mbetën të vdekur 200 persona. /CNA.al

Lajmet e fundit nga