LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pushtetari i lartë shqiptar lidhje me rusët/ Përgjimet “fundosin” këshilltarin e tij

16 Gusht 2018, 07:07, Aktualitet CNA
Pushtetari i lartë shqiptar lidhje me rusët/ Përgjimet

Ndikimi rus në Shqipëri ka filluar të shtrihet në nivele shumë të larta. Prej muajsh Moska po tenton të ndërhyjë në Ballkan dhe Mali i Zi me Maqedoninë e Serbinë ishin fokusi i saj kryesor. Por duket se dhe Shqipëria nuk ka mbetur pas, pasi një numër i madh zyrtarësh janë bërë për vete nga Rusia.

Sipas burimeve të gazetës ?SOT? pranë një ambasade të rëndësishme në vend dhe pranë shërbimeve inteligjente, partnerët ndërkombëtarë kanë zbuluar se një politikan i lartë në Shqipëri ka lidhje të forta me qeverinë ruse. Bëhet fjalë për një emër të njohur sot në politikë, i cili ka hyrë në marrëdhënie me rusët përmes një prej këshilltarëve të tij. Ky politikan ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme në vend dhe sot ka një rol vendimmarrës. Falë lidhjeve me rusët, ai është bërë shumë i fuqishëm.

Por si është bërë zbulimi? Amerikanët dhe disa vende të tjera anëtare të NATO prej muajsh kanë rritur masat në Ballkan dhe në vendin tonë sa i takon rrezikut rus. Që më herët gazeta e ka deklaruar se Shërbimi Informativ me ndihmën e partnerëve ka vënë në mbikëqyrje shumë eksponentë që dyshohet të kenë lidhje me rusët. Këta eksponentë përveç survejimit, janë përgjuar çdo ditë. Gjatë këtyre përgjimeve që janë kryer, ka rezultuar se kontakte me Moskën ka pasur një emër i njohur, i cili ka punuar dhe punon si këshilltar i një politikani të lartë.

Nga përgjimet është zbuluar se pas këtij personi fshihej vetë punëdhënësi i tij, i cili me ndihmën e rusëve ka forcuar ndjeshëm pozitat e tij kohët e fundit. Pushtetari në fjalë, duke përdorur këshilltarin e tij, ka arritur të vendosë kontakte që nga ambasada e Rusisë në vendin tonë, e deri te Ministria e Jashtme ruse e qeveria e Kremlinit. Nga përgjimet e kryera, ka rezultuar se këshilltari në fjalë ka qenë i udhëzuar nga shefi i tij për të krijuar një rrjet të fortë biznesmenësh rusë në Shqipëri.

Qëllimi i këtij politikani ka qenë që disa biznesmenë rusë të vijnë në vendin tonë dhe të zhvillojnë biznese, që nga rrjeti i naftës, e deri të ngritja e shoqërive turistike apo hoteleve dhe restoranteve në bregdet. Kjo do forconte pozitat e tij si nga ana financiare, por dhe nga ajo politike.

Lajmet e fundit nga