LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse duhet të zgjoheni menjëherë sapo bie alarmi në mëngjes?

16 Gusht 2018, 13:40, Lifestyle CNA
Pse duhet të zgjoheni menjëherë sapo bie alarmi në

Kur zgjohemi në mëngjes me zhurmën besdisëse të alarmit, pas një gjumi jo dhe aq të kënaqshëm, gjithçka duam të bëjmë është ta shtyjmë atë përjetësisht. Edhe 5 minuta!Këtë i themi vetes dhe s?bëjmë gjë tjetër përveçse të merremi me butonin e shtyrjes.

Nëse deri tani nuk e dinit, ky zakon është ekstremisht i dëmshëm për shëndetin tonë. Një veprim i tillë i shkakton trupit dhe trurit konfuzion. Ekspertët kanë shpjeguar se diçka e tillë duhet shmangur pasi mundet që njerëzit të mbeten gjysmë koshient për një kohë të gjatë.

Kjo situatë zgjat zakonisht 15 deri në 30 minuta, derisa trupi dhe mendja juaj të marrin veten plotësisht. Por nëse ju zgjasni gjumin përjetësisht dhe s?bëni gjë tjetër përveçse të shtyni alarmin, një gjendje e tillë mund të shkojë deri në 2 orë. Kur ju shtypni këtë buton dhe bini sërish për të fjetur, hormonet çlirohen duke menduar se trupi po përgatitet sërish për një gjumë të thellë.

 

Kështu, bëjini nder vetes suaj duke i shmangur një ditë të keqe. Respektoni alarmin, harroni gjumin dhe zgjohuni me një kafe të fortë…

Lajmet e fundit nga