Paraliza e gjykatave/ I burgosuri mbahet në qeli përtej afatit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Paraliza e gjykatave/ I burgosuri mbahet në qeli përtej afatit

Publikuar

-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar pasojat e paralizës së Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Apelit, të cilat kanë ardhur si rezultat i procesit të Vettingut.

Berisha ka publikuar në rrjetet sociale ankesën e një qytetari, i cili thotë se i afërmi i tij nuk mund të lirohet nga burgu, edhe pse i ka mbaruar afati i dënimit.

Sipas qytetarit, kjo gjë ka ndodhur për shkak se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nuk ka pasur kompetencë për dënimin e tij dhe çështja tashmë ka kaluar tek Gjykata e Lartë, e cila  ka vetëm 4 anëtarë për momentin.

Postimi i plotë

Keto jane pasojat mesjetare katastrofale te paralizes se Gjykatave Kushtetuese dhe te Larte ne Shqiperi nga reforma orwelliane e drejtesise!

Te dashur miq, asgjesimi i Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte. vetoret hanxhar krimi te llojit Rama, Sanxhaktari etj ne kuadrin e Dvoran Vetingut, ka paralizuar ne mijra raste sistemin gjyqesor te vendit, ka shkelur vetem per mos shqyrtim te dosjeve nga gjykatat e paralizuara dhe shkaterruara me qellim ne qindra e mjira raste, te drejtat themelore kushtetuese te qytetareve shqiptar, ju ka mohuar atyre procesin gjyqesor ne perputhje me kushtetuten, kodet e vendit.

Ketu me poshte keni nje rast tipik te pasojave katastrofale mbi lirite e nje qytetari nga reforma sorosjane.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Prsh zoti berisha jeni i vetmi person i cili ju degjohet zeri se ne te tjeret sna perfill kush…jam nje i aferm i te denuarit gezim balla Bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë ai eshte denuar me dy vjet burgim per MOSKALLZIM KRIMI nga gjykata e krineve te renda me form te prere ka përfunduar kohën e vuajtjes se denimit me date 10 gusht 2018..mirpo ai nuk mund të lirohet për shkak se çështja e tij ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka mbetur me vetëm katër anëtarë dhe nuk mund të marrë vendime në dhomë këshillimi. Një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë për kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe gjykatave të rretheve, bëri që Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda të prishte vendimin e shkallës së parë për dënimin e pjesëtarëve të grupit. Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shprehej se ka moskompetencë për gjykimin e këtij ..e theksoj ceshtja u gjykua per 1 vit te krimet e renda dhe asnjehere nuk u permend moskopetenca ne fund edi vetingu nepermjet vetingut te tij per te futur rrenjet ne gjyqsor mban ne burg njerez qe e kan mbaruat burgun dhe asnje institucion nuk i pergjigjet kerkeses se tij duke i thene Gjykata e Lartë ka vetëm katër anëtarë dhe deri sa të plotësohet,duhet të qëndrosh në burg, edhe pse e ka kryer dënimin e dhënë. Ju lutem shume shume bejeni publike jan shum persona ne te njejten situate ne burg kan maru burgun jeni shpresa jone e fundit skemi ku te mbytemi ju lutem bejeni publike qe ta degjoj edi rama sa pasoja te mira na solli vetingu qe mezi e pritem ..anonim se nga kta ca spret respkte maksimale per ju ..flm” /CNA.al

 

 

Aktualitet

Përparim Kabo: Partizani theu rekordin e Milanit

Publikuar

-

By

Profesor Përparim Kabo, mendon se klubet shqiptare nuk janë në gjendje të rivalizojnë me klubet në kampionate të tjera sa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Në “Procesi Sportiv”, ai analizoi mendimin pse klubet shqiptare e kanë të vështirë të kualifikohen.

“Ne jemi goxha mbrapa dhe varet nga cilësia e futbollistëve që ka kampionati, kompetiviteti i garës, edhe pse ky i fundit u cilësua më Fair Play. Rivaliteti lë për të dëshiruar se ekipe që mendohet se janë kandidatë për kampione e kandidatë për vendet e para, si Tirana e Flamurtari u paraqitën dobët.

Teuta ishte me oshilacione, Skënderbeu në fillim ishte mirë e u zbeh e pastaj vijuan humbjet. Mbeti gara në distancë mes Partizanit dhe Kukësit dhe përfundoi me distancë të madhe. Ndaj se si duket kur thuhet që fati nuk ishte me ne. Me këdo që t’i binte, çështja nëse merr pjesë në Kupa nuk është a ke fat, është a ke kualitet apo jo.

Me zemër të gjithë do të donim të shihnim Partizanin të kalonte, por është e vështirë të ndeshet me klube që kanë buxhet të mirë, kanë trajning, seriozitet.

Nuk është se jam pesimist, por jam realist. A doni të themi se jam entuziast? Ja e pamë në ndeshjen e parë miqësore të Partizanit, ekuilibra të brishtë, mjafton të largohen dy lojtarë në mbrojtje.

Thyem rekord, se për 7 minuta tre gola hëngri Milani, këto i hëngrën për 6. Klubet shqiptare kur vjen Europa janë kantier i hapur. Kërkohet golashënues tani, edhe po e gjete kur do të vijë?”, ishte konstatimi i Kabos.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndahet nga jeta themeluesi i PD

Publikuar

-

By

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa  në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije ndarje nga jeta të një prej themeluesve të PD-së, Sejdi Peka.

Peka ka qenë ish kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë.

CNA.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Zotit. Sejdi Peka.

Postimi i Zhupës:

Sot u largua nga kjo botë ish kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë, një themelues i Partisë Demokratike, Zoti Sejdi Peka.

Peka ishte antikomunist i vendosur, një njeri me vlera të rralla, një intelektual, një aktivist, një personalitet shumë dimensional. Peka do mbetet shembull i pashoq i personalitetit që i shërben kombit me gjithë forcat dhe intelektin e tij.

Fati më ka bërë ta njoh edhe ta kem mik atë dhe familjen e tij të mrekullueshme që sot po vuajnë largimin e tij të parakohshëm. Nga thellësia e zemrës i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes, djemve të tij, familjarëve dhe të afërmve.

I paharruar qoftë kujtimi tij!

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër/ Ja kush fiton

Publikuar

-

sondazhi

Nëse zgjedhjet e Përgjithshme të parakohshme do të mbaheshin nesër, 56.7% e të anketuarve shprehen se do të votonin PS dhe partitë e tjera aleate.

37.4% do të votonin për PD-LSI dhe partitë e tjera opozitare.  Ndërkohë që 2.4% thonë se do të votonin për partinë më të re, Bindja Demokratike.

Ky është rezultati i dalë nga sondazhi i realizuar nga Instituti italian  “GPF Inspiring Research”, i realizuar në bashkëpunimin me “Report TV”, vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending