Connect with Us

Mashtrimi i Veliajt për investimet/ Gazetari i nxjerr bojën

Aktualitet

Mashtrimi i Veliajt për investimet/ Gazetari i nxjerr bojën

Publikuar

-

Kryebashkiaku Veliaj ka dalë zbuluar sërish sot para qytetarëve, të cilët i mashtron cdo ditë duke propaganduar fort në media për punët e mëdha që sipas tij realizon Bashkia e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Artur Cani ka zbuluar mashtrimin e radhës të kryebashkiakut Veliaj.

Sot në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, thuhej se sot Veliaj ka inauguruar rrugën “Faik Konica në kryeqytet.  “Tashmë rruga “Faik Konica” është kthyer në një nga rrugët me kalldrëm më të bukura të Tiranës, e cila do shërbejë si pedonale dhe për panaire” –thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Por gazetari, Çani në reagimin e tij, ndërsa ironizon kryebashkiakun Veliaj, shkruan se ai jeton në atë lagje, në të njëjtën rrugë dhe as ai, as banorët nuk e kanë parë kryebashkiakun Veliaj.

“Une banoj ne kete rruge, por Veliaj nuk e pashe. Une banoj ne kete rruge, por jo une por as banoret e tjere qe pyeta nuk e kishin pas ate fat. Une banoj ne kete rruge, e si une banon dhe Erioni. Jo Veliaj jo, nje Erion jo konformist, nje Erion deputet qe me sa duket nuk do e kene vene dot ne resht e ndaj nuk do te kete pare as ai adashin kur “erdhi” einaguroj rrugen tone Faik Konica. E kam fjalen per Erjon Bracen.”-shkruan ndër të tjera Çani në postimin e tij dhe ndërkohë ka edhe disa pyetje për kryebashkiakun Veliaj.

Postimi i plotë i gazetarit Çani:

Rruga Faik Konica

I madherishmi, i kudondodhuri, puneshumi e fjalepaku Erion Veliaj, alias Zoti Erion, kryetari i Bashkise tone, inagoroi sot ne Tiranë, rrugen Faik Konica. Kete thane lajmet. Kete thote edhe njoftimi ne faqen zyrtare te Bashkise Tiranë. Une banoj ne kete rruge, por Veliaj nuk e pashe. Une banoj ne kete rruge, por jo une por as banoret e tjere qe pyeta nuk e kishin pas ate fat. Une banoj ne kete rruge, e si une banon dhe Erioni. Jo Veliaj jo, nje Erion jo konformist, nje Erion deputet qe me sa duket nuk do e kene vene dot ne resht e ndaj nuk do te kete pare as ai adashin kur “erdhi” einaguroj rrugen tone Faik Konica. E kam fjalen per Erjon Bracen.

LEXO EDHE:  Kryetari i PS-se dhe ortaku i Veliajt ne kerkim, mbrohet nga Rama

Sidoqofte Z. Filimon (Veliaj) doja ti beja ca pyetje po te isha aty, e me qe s’isha po ja bej ketu e ndoshta edhe perballe ne se do ta kem mundesine ta gjej se ka kohe qe genjen e fshihet. – Kur filloj e kur duhet te kishte mbaruar kjo rruge? – Sa ka qene vlera fillestare dhe sa jane shtuar rruges? – Sa peme jane prere per te bere kete rruge? Do te vazhdoj a gjate me pyetje te tilla por nje ngjarje e pazakonte me beri ti nderpres. Rruga Faik Konica regjistroi sot “viktimat” e para. Ishin disa te rrinj te ardhur per pushime, ne Shqiperi nga Italia, qe Po kalonin ne rrugen e sapoinaguruar, por nje “loder” e shemtuar ndodhi me ta. Po kalonin qete me makinen e tyre kur befas degjojne nje zhurme. Makina shkeputet nga toka dhe mbas pak ulet perseri. Pistoni i rruges ishte ngritur duke care e demtuar rende makinen. Erdhi menjehere policia Rrugore, mbasi e njoftuan djemte por asnje nga Bashkia megjithe telefonata e vazhdueshme te te rinjeve. Me sa duket bashiaket vijne vetem per inagurime jo kur njerez e u shkaktojne deme, apo kur qytetaret kane nevoje per ta. Duke pare kete ngjarje e mbasi degjova e lexova deklaraten e Z. Filimon, kryetarit te bashkise tone, me duket me vend te ploteson thenien e Konices te cituar pergjysem nga kryetari. Ai citoi Konicen kur tha: … Siç thoshte Faiku i madh, ‘Shqipërinë s’e kuptova ndonjëherë’ … Bashkiake Ju kam dhjere. P.S. Mbas deklarates se Bashkise jane dy foto te asaj qe ka ndodhur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  “Vjedhja” e Veliajt me sheshin Skënderbej

LEXO EDHE:  Fotot-Dëmi mbi 6 miliardë lekë/Veliajt i thahen pishat që zëvendësuan palmat e Ramës

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  “Vjedhja” e Veliajt me sheshin Skënderbej

LEXO EDHE:  Policëve të lali Erit u ikën ora shpejt/ Zbulohet skandali me parkingjet

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: