LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jeta e nobelistit britanik, që nxorri zbuluar padrejtësitë në një botë postkoloniale

16 Gusht 2018, 09:02, Kulturë CNA
Jeta e nobelistit britanik, që nxorri zbuluar padrejtësitë

Nobeli i letërsisë, britaniku V.S. Naipaul vdiq në moshën 85-vjeçare. Përgjatë karrierës së tij shkroi më shumë se 30 vepra që karakterizohen nga një kritikë sociale dhe politike për vendet koloniale dhe që në 2001 i dhanë çmimin e njohur botërisht.

Vidiadhar Surajprasad Naipaul pasqyroi kolonitë e vjetra përmes romaneve, kujtimeve dhe tregimeve në mënyrë thumbuese, edhe pse shprehjet në publik e vendosnin mes polemikash, sidomos opinionet mbi besimin, për autorët hispanikë dhe për shkrimtaret femra. Ai ishte një kritik larg korrektesës politike, i cili nuk u druajt kur sulmoi mizorinë e Islamit, korrupsionin në Afrikë dhe varfërinë për të cilën ishte dëshmitar i vendeve më të varfra të planetit, edhe pse shumë e akuzuan që po nxirrte në pah stereotipet lokale dhe se shkrimi i tij ishte paragjykues.

Autori Salman Rushdie me të cilin pati dskutime të ashpra ishte nga të parët që shkroi një mesazh nderimi në rrjetet sociale: ?Nuk kemi qenë dakord gjatë gjithë jetës, mbi politikën, letërsinë dhe ndjej sikur kam humbur një vëlla të dashur të madh?. Gjyshi i V.S. Naipaul u vendos në Trinidad ?Tobago pasi u largua nga India në fund të shek. XIX.

I ati, Seepersad Naipaul ishte një gazetar dhe shkrimtar, çka i mundësoi studimin në ?Queen?s Royal College? në Puerto Espana. Në moshën 18 vjeçare filloi të ndjekë Universitetin e Oxfordit në Angli falë një burse dhe u specializua në arte. Rruga letrare filloi me ?The Mystic Masseur? që pasi mori kritika jo shumë të favorshme përfundoi me një çmim letrar, atë të John Llewellyn Rhys Memorial Prize për shkrimtarë të rinj.

Në veprat e para ai u përqendrua në Indinë Perëndimore, të cilat i përshkruante si vende me shoqëri gjysëm të krijuara dhe mbajti një pozicion të hekurt përkundër Islamit që e akuzonte si skllavërim dhe që shkatërronte kulturat e tjera. Në një intervistë në 2015 komentoi: ?Nuk kam frikë sepse janë të dobët dhe do të ishte shumë e lehtë t?u jepje fund, t?i shkatërroje, nëse Fuqitë e Mëdha do të binin dakord. I gjithë ky debat islamik ka pak thelb, bazohet në shumë gjëra që vijnë nga bota arabe dhe po përpiqen të inkorporojnë mendimin e tyre, deri tani pa sukses?. Në 1961 boton ?Një shtëpi për Mr. Biswas?, një roman me nota autobiografike frymëzuar nga figura e të atit që do ta shndrronte në një autor të njohur në të gjithë botën.

Libri është zgjedhur nga Modern Library në vendin e 72 ?të në listën e 100 librave më të mirë në gjuhën angleze të shek XX, ndërsa revista ?Times? e përfshiu në 100 më të mirat që nga viti 1923 deri në 2005. Ai është autor edhe i veprave të tjera shumë të njohura si ?A bend in the river? me të cilin fitoi shumë çmime si Bookers Prize në 1971. Për ?In a free state? mori çmimin e T.S. Eliot për krijimtari krijuese në 1986 dhe doktoratat Honoris Causa nga universitetet e Saint Andrew, ai i Kolumbisë, Kembrixhit, dhe i Oksfordit.

Naipaul njihet edhe për deklaratat e tij të forta; ka pohuar se kjo karakteristikë është farkëtuar që nga fëmijëria, mungesë e privimeve dhe që letërsia luajti një rol kyç. ?Kur mësova të shkruaj u shndrrova në mësuesin tim, u bëra i fortë dhe kjo fortësi është me mua deri më tani?, ? u shpreh për agjencinë Reuters.

Për letërsinë spanjolle ose latino-amerikane komentonte se vuante nga interesi dhe se autorët e tyre ishin fajtorë për neglizhencë intelektuale. Për Jorge Luis Borges deklaroi se realizonte një poezi arratie. E lavdëron të kaluarën me falsitet, duhet ta njohë faktin se historia e tij është e fëlliqur. Nuk ishte një lexues i mirë i autoreve femra. ?Shkrimtaret femra janë të ndryshme, mjaft të ndryshme. Lexoj një fragment nga një tekst dhe me vetëm një ose dy paragrafë e di nëse e ka shkruar një grua ose jo. Besoj se ai (teksti) nuk është në nivelin tim, ? u shpreh për London Evening Standard në 2011 dhe pohoi se arsyeja ishte se sentimentalizmi prodhonte një vizion të ngushtë të botës.

Lajmet e fundit nga