LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fermeri nuk iu beson syve, gjen miun e gjallë që po i rritet një bimë soje në trup

16 Gusht 2018, 11:10, Kuriozitete CNA
Fermeri nuk iu beson syve, gjen miun e gjallë që po i rritet një

Një fermer nuk iu ka besuar syve kur pa në kopshtin e tij një mi të gjallë me një bimë soje që i rritej në trup.

Fermeri Datar Singh kishte mbjellë një parcelë me soje në lagjen Ratlam të Madhya Pradesh, Indi, në fillim të këtij viti.

Por, vetëm më 7 gusht teksa po kontrollonte të mbjellat e tij ai mundi të shikonte krijesën e çuditshme që kishte një bimë të rritur në shpinë.

Rasti i miut me sojën në shpinë i ka habitur dhe ekspertët të cilët mendojnë se fara e sojës mund të ketë rënë në shpinën e miut kur plaga ishte e hapur dhe më pas ka mbirë.

Profesor Siddiqui, kreu i departamentit të biologjisë në një kolegj zonës Barnagar u shpreh:

Kjo është një mrekulli! Edhe pse bima i është rritur në zonën rreth qafës, nuk ka asnjë dëmtim të trurit.

 

Lajmet e fundit nga