Connect with Us

Dokumentet-Skandal në Vetting/ Komisionerja e Ramës, lidhje të ngushta me krimin

Aktualitet

Dokumentet-Skandal në Vetting/ Komisionerja e Ramës, lidhje të ngushta me krimin

Publikuar

-

duke ngerene duke pire per te rerzuar ramen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pasditen e sotme një denoncim të një nëpunësi dixhital në lidhje me atë cfarë ndodh në Komisionin e Vettingut.

Nëpunësi i administratës shtetërore ka publikuar sot disa fakte dhe dokumente të cilat sipas tij tregojnë se një prej anëtareve të komisionit të Vettingut, jo vetëm që është ndjekur penalisht, por edhe ka patur lidhje me trafikantë.

Sipas denoncuesit komisionerja Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qene e ndjekur penalisht ndonjehere. Po ashtu ai thekson se “ish-bashkeshorti i saj eshte person i rrezikshem pjese e grupit te famozit Geron Xhafa, i perzene si person i rrezikshem per rendin nga policia italiane.”

Akuzat e nëpunësit shkojnë edhe më tej, ndërsa shprehet se “Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.”.

Postimi i plotë:

Njihuni me Ndrikull Sanxhaktarin, miss korrupsionin e Norieges qe vendos per Dvoran Vetingun dhe ben ligjin!

Nepunesi dixhital denoncon:

– Miss korrupsioni, ndrikull Sanxhaktarin
– eshte ndjekur penalisht per afera korruptive te denoncuara nga KLSH.
-Ndrikull Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qene e ndjekur penalisht ndonjehere.
-Ajo vetem me nenen pensioniste blene nje apartament 180.000 euro.
– Ajo ka patur kontakte me trafikante dhe kriminele
– Ish bashkeshorti i saj, person i rrezikshem pjese e grupit te famozit Geron Xhafa, i perzene si person i rrezikshem per rendin nga policia italiane.
– Miss Korrupsioni i grupit te Dvoran Vetoreve,
– Udheton sipas sistemit TIMS jashte me makinen e TCH me targe TR216RP te drejtorit te Dixhitalb, Alban Jaho dhe sic
dihet ky televizion ka procese te medha gjyqesore per pronesine.

Ketu me poshte keni mesazhin dhe te gjitha dokumentat qe faktojne akuzat e qytetarit dixhital.

“Mirëmbrëma zoti Berisha

un dua te ndaj me Ju dhe te denoncoj disa informacione te rendesishme per nje Komissionere të Vettingut .
Komisioneren zj. Valbona Sanxhaktari, e cila është njeriu Rames dhe i z.Engjëll Agaçit .

1.Zj. Sanxhaktari vjen si Komisionere nga zyra juridike e Kryeministrise, Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.
zj.Sanxhaktari nuk i ka deklaruar ndonjehere se ndaj saj ka pasur çeshtje penale duke i fshehur keto te dhena perpara Parlamentit qe e zgjodhi .

  1. Si ka mundesi qe kjo zoje me nenen e saj pensioniste nga viti 1996 dhe vetem me te ardhura buxhetore te bleje ne vitin 2018 ne vleren 180.000 euro nje ap.119 m2 ne nje nga Rezidencat me luksoze ne Tirane te Ambasador 3.?????? Apo i pastroi leket e korrupsionit te meparshem.
  2. zj.Sanxhaktari rezulton me kontakte te papershtateshme pasi ishbashkeshorti i saj , babai i femijes se mitur, shtetasi Arten Ramosaco nje person i rrezikshem ne Vlore pjese e grupit Xhafa, rezulton i deportuar nga sheteti italian me dt 19 korrik 2018 me motivin "i rezikshem per rendin dhe sigurine publike dhe i lene i lire nga policia e vlores dyshohet me nderhyrjen direkte te komisioneres, Engjell Agaçit dhe Fatmir Xhafës, pa verifikim paraprak.
  3. Komisionerja Sanxhaktari ka udhetuar dhe perdorur gjate detyres te pakten ne nje rast nje makine ne pronesi te Top-Chanel ( digitalb) dhe drejtorit Alban Jaho duke udhetuar ne drejtim te Malit te Zi me familjen e drejtorit te digitalb duke e drejtuar vete makinen. (sipas sistemit Tims).Makina Rover i bardhe me Targe TR216RP.
    Kjo ka ndodhur gjate kohes kur Komisionerja kryente hetime te thelluara per Gjygjtaret e Gjykates se Larte qe sulmoheshin ne menyre agresive nga mediat e portalet  per ceshtjen Top – chanel.
    A mos ndoshta kjo Komisionere ka qene ne sherbim te Politikaneve qe kane interesa direkte dhe grupeve kriminale apo grupeve te interesit per te ndeshkuar te vetmit Gjygjtare te Larte qe nuk iu nenshtruan presionit .??
    A ka qene ne konflikt interesi kjo Komisionere kur kryente hetime te thelluala ????
    Per te gjitha sa me siper po ju dergoj provat .
LEXO EDHE:  Berisha tregon detajet tronditëse/ Si mashtroi Rama dje në Elbasan

A jemi perpara te njejtave standarteve qe ONM dhe nderkombetaret kerkojnë per Gjygjtaret dhe Prokuroret Shqiptarë apo për njerezit e mbeshtetur fort nga politika dhe krimi kemi standarte te ndryshme.
Duke patur besim te palekundur ne kurajon Tuaj ne denoncimin e korrupsionit dhe kapjen e Sistemit te Drejtesise mendoj se publikimi i ketyre fakteve tregon dhe njehere qe Reforma ne Drejtesi e bere nga njerez te tille eshte vetem Selektive e diregjuar direkt nga KM.

Ketu me poshte keni dokumentat:

Kallzimet per korrupsion

  1. Kontrata e blerjes se prones 180.000 euro
  2. Ish bashkeshorti

Dalja jashte me familjen e Drejt. Digitalb

Pronesia e mjetit TR216RP

Saktesim mjeti ka Targen AA 216 RP dhe eshte tip Rover i bardhe

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i Luzim Bashës me zëdhënësen e Berishës

LEXO EDHE:  Berisha: Rama ndërsen FRESH-in kundër grevistëve të urisë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Berisha: Nje militant pa shkolle emerohet administrator

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Kryeministri vjedh edhe të vdekurit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: