LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zinedine Zidane gati të rikthehet/ Do të drejtojë gjigandët e Europës

15 Gusht 2018, 08:27, Aktualitet CNA
Zinedine Zidane gati të rikthehet/ Do të drejtojë gjigandët

Jose Mourinho ndodhet në fije të perit. Portugezit nuk i lejohen më gabimet te United. Te ?Djajtë e Kuq? e kuq po presin gabimin e rradhës nga Mourinho dhe ta zëvendësojnë atë me një emër të madh.

L?Equipe raporton se Zinedine Zidane ka shprehur dëshirën për të drejtuar gjigandët e United. Kishte spekulime se Zidane mund ta merrte drejtimin e Kombëtares franceze pas Kupës së Botës, por Didier Deschamps pritet ta mbajë këtë post pas triumfit në Rusi.

Mourinho nuk po kalon një moment të mirë te ekipi anglez, mungesa e trofeve të mëdhenj, fushata para-përgatitore shumë e dobët, pakënaqësitë dhe përplasjet me shume yje si Pogba, Martial etj, por mbi të gjitha loja e mërzitshme që po bën ky ekip nën drejtimin e trajnerit portugez.

Të gjitha këto arsye paralajmërojnë shkarkimin e afërt të “Special One” dhe zëvendësimin e tij me Zidane. /CNA.al

Lajmet e fundit nga