LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yllin që e do Milani/ Do e transferojë Liverpooli

15 Gusht 2018, 07:45, Aktualitet CNA
Yllin që e do Milani/ Do e transferojë Liverpooli

Adrien Rabiot duket se po kalon ditët e fundit në Paris. Ai dhe drejtuesit e PSG-së nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Mesfushori 23-vjeçar ka qenë prej kohësh objektiv i Milanit por dhe i ekipeve të tjera të mëdha.

Sipas raporteve të fundit nga Franca, Liverpool po planifikon të bëjë një lëvizje për Adrien Rabiot, madje thuhet se ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka arritur me të një marrëveshje para-kontraktuese në dimër.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, e kishte Rabiot në listën e lojtarëve që duhej transferuar në Milano, por tani mesa duket duhet të hëdhë sytë te një mesfushor tjetër. /CNA.al

Lajmet e fundit nga