LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Si në mesjetë, fëmijët privohen nga shkolla/ Qytetari paralajmëron Ramën

15 Gusht 2018, 13:54, Aktualitet CNA
Video-Si në mesjetë, fëmijët privohen nga shkolla/ Qytetari

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim të një qytetari.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video, të njën qytetari në Mat, i cili i drejton një mesazh të fortë qeverisë.

Në video duket një urë e rrënuar, e cila lidh dy fshatra.

Sipas denoncuesit, rrënimi i urës izolon rreth 1 mijë banorë, dhe po ashtu privon fëmijët të shkojnë në shkollë, sepse nuk mund të kalojnë në urën në fjalë, e cila prishur për shkak të një stuhie.

Gjithashtu qytetari i bën apel qeverisë që të marrë masa për rregullimin e urës, në mënyrë që fëmijët të mos privohen nga shkolla, në të kundër siç paralajmëron ai, ?do të shemben edhe urat në Tiranë, që edhe fëmijët e pushtetarëve të mos shkojnë në shkollë?.

Lajmet e fundit nga