Connect with Us

Tropoja pa energji ditën e nesërme/ OSHEE: Ja zonat që preken

Aktualitet

Tropoja pa energji ditën e nesërme/ OSHEE: Ja zonat që preken

Publikuar

-

Avari në rrjet/ Komuna e Parisit mbetet pa energji elektrike

Tropoja dhe disa fshatra të saj, do të mbesin pa energji elektrike ditën e nesërme, nga ora 06:00 deri në 09:00 të mëngjesit.

Ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve që OSHE do të kryejë në nënstacionin e Fierzës.

Më poshtë ju paraqesim zonat ku do të ndërpritet energjia.

Njoftimi i OSHEE

Operatori i Sistemit te Transmentimit (OST) njofton se do te kryeje punime ne Nst Fierze, per rrjedhoje do stakoje linjat 220/110kV Hec Fierzë – Gropaj – B.Curri, si dhe Hec Fierzë – Hec Dardhë, më 16 gusht (e Enjte), nga ora 06:00 deri në 09:00 e mengjesit.

LEXO EDHE:  Moti i keq shkakton probleme me energjinë elektrike/ OSHEE: Riparimet kërkojnë kohë...

Pa energji gjate kesaj kohe mbeten disa zona në Rrethin Tropojë, si: B.Curri/ Lagjet: Dardania, Sharr, Partizan 1,2,3; Spitali, Frigoriferi, Lagjet: Gjongecaj, Nimaj, Ish fabrika miellit, Rruga Fierze, fshatrat Llugaj, Luzhe, Pac, Vlade, Visok, Berishe, Markaj, Dojan, Bujan, Dunishe, Lekurtaj, Vatoc, Cerrnice, Rrezemali, Babine, Kerrnaje, Qender Tropoje, Papaj, Sopot, Kojel, Memiaj, Viçidol, Maskollate, Qender Valbone, Rranxa, Btosh, Shen Gjergj, Lekbibaj, Gjonpepaj, Dushaj i Poshtem, Dushaj Eperm, T’Pla dhe Degë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD përzgjedh kandidatët për deputet në Berat/ Ja 10 emrat që vijojnë garën

Publikuar

-

Nga

PD përzgjedh kandidatët për deputet në Berat/ Ja 10 emrat që vijojnë garën

Ka përfunduar procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat.

Anëtarësia e PD ka votuar për 10 kandidatët e saj që vijojnë procesin në fazën tjetër të përzgjedhjes.

Nga lista e Beratit, është s’kualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjetrët e kanë kaluar provën.

Pjesëmarrja në Berat nga anëtarësia e PD ka qenë 59.9%.

“Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

LEXO EDHE:  Lezha në errësirë totale/ OSHEE nuk gjen dot defektin

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.DENIS SAHATCIU



5.DRITAN HAZINEDARI

6.ENO QANA

7.KASEM MAHMUTAJ

8.MUHARREM HOXHA

9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

Fitore Fitore Fitore.

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat. Mirënjohje të thellë për…

Gepostet von Partia Demokratike Dega Berat am  Montag, 28. September 2020

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë po ndodh me mazhorancën?/ Fatmir Xhafaj sinkron me opozitën e Bashës?

Publikuar

-

Nga

Në gjullurdinë e lajmeve të njëpasnjëshme të ditës, pakkush ka kapur atë që ndodhi sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve që u zhvillua në sallën e seancave plenare.

Gjatë seancës së sotme të Komisionit të Ligjeve, u prezantuan si të depozituara, një listë draftesh me alternativa propozimesh sa i takon listave dhe ndarjeve të mandateve.

Në fillim të seancës, secili nga propozuesit prezantoi draftin e vet. Praktikisht të gjithë ishin parimisht dakord që duhet amenduar Kodi Zgjedhor, në funksion të ndryshimeve kushtetuese.

Si rregull çdo shqyrtim nisme ligjvënëse, kalon nga miratimi në parim e më pas fillon shqyrtimi nen për nen.

Pasi u prezantuan nismat, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, kërkoi të hidhej në votim miratimi në parim për të kaluar në ditët në vijim me diskutimet nen për nen.

Ekzaktësisht në të njëjtën kohë Bylykbashi dhe Vasili, dërgonin një e-mail përfaqesuesit të mazhorancës me anë të të cilit i kërkonin (Damian Gjiknurit), shqyrtimin e propozimeve të PD në Këshillin Politik.

Në të njëjtin hark kohor edhe Ilir Meta u pa të dilte në konferencë, ku përshëndeste konsiderimin nga maxhoranca të draftit të Opozitës.

Komisioni i Ligjeve

Ajo që habiti ishte ndërhyrja e deputetit Fatmir Xhafaj, i cili shihet rrallë e më rrallë në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve.



Zoti Xhafaj kur kryetari i komisionit zoti Manja, kërkoi të hidhej në votim miratimi në parim i nismave, kërkoi fjalën dhe propozoi që:

LEXO EDHE:  Vidhnin energji elektrike në bashkëpunim me elektricistët/ Procedohen 42 abonentë dhe 6 punonjës të OSHEE

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

– komisioni të mos vijonte me miratimin në parim të nismes dhe

– palët të uleshin jashtë Kuvendit dhe Komisionit të Ligjeve, ku një here të arrinin në një draft konsensual, pastaj nisma të rifutej për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve.

Vailika Hysi, mori fjalën dhe mbështeti Fatmir Xhafajn.

Për një moment u duk se edhe Andi Përmeti kujtoi se Fatmir Xhafaj po mbështeste opozitën parlamentare. Pastaj siç duket e kuptoi që mosvotimi në parim i nismës, shkonte kundra nismës së depozituar nga “Bindja Demokratike”, kur zoti Manja e pyeti nese ai ishte kundra që të miratohej në parim nisma, kur vetë zoti Përmeti kishte depozituar një variant, ndaj nuk mund të votonte kundra pa tërhequr projektin që kishte depozituar vetë.

Por ndërsa zoti Përmeti thjesht dukej i hutuar, propozimi “konstruktiv” i Fatmir Xhafajt, flet më shumë sesa teksti i zbardhur në procesverbalin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve.

Diçka po ndodh brenda mazhorancës?

Mos këtë kishte parasysh Ilir Meta, kur përcolli me zëdhënësat e vet që në date 26 Prill do jetë Ministër i Brendshëm?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pësoi aksident me ambulancë/ Ndërron jetë infermierja tek Trauma

Publikuar

-

Nga

Pësoi aksident me ambulancë/ Ndërron jetë infermierja tek Trauma

Ka ndërruar jetë pas një jave ‘lufte’ tek Trauma, infermierja Adelina Rizvani e cila pësoi aksident me ambulancë në Sarandë.

Kujtojmë që autoambulaca u aksidentua në orët e para të mëgjesit të 21 shtatorit, teksa Rizvani kishte asistuar në një lindje dhe po ktheje në shtëpi.



Ambulanca e drejtuar nga Aleko Kajo hyri kundravajtje në kryqëzim dhe u përplas me fuoristradën BMW X5 me targa angleze të drejtuar nga Kosta Kaca.

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

LEXO EDHE:  Vidhnin energji elektrike në bashkëpunim me elektricistët/ Procedohen 42 abonentë dhe 6 punonjës të OSHEE

Adelina Rizvani shërbente si infermiere e maternitetit të Sarandës dhe një kundravajtje i mori jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE