Connect with Us

Profesori i njohur sulmon Universitetet private

Aktualitet

Profesori i njohur sulmon Universitetet private

Publikuar

-

Profesori i njohur, Artan Fuga, ka reaguar në lidhje me lajmin për pakësimin e studentëve në Universitete.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga është shprehur se kjo ndodh për shkak se disa Universitete i trajtojnë studentët si klientë, duke i rrjepur dhe duke u dhënë një letër pa vlerë të cilën e quajnë diplomë.

Profesori ka zbuluar se ky sistem është një mashtrim, ndërsa ka shtuar se shumica e pedagogëve që japin mësim janë pa diplomë dhe pa certifikim përkatës.

Postimi i plotë

Qenka merzitur dikush qe paska rene numri i studenteve qe deshirojne te rregjistrohen ne universitete.

Sa ka rene mo 7 perqind?

Pak ka rene o shoku pak!

Sigurisht, u ikin klientet qe disa universitete i rrjepin duke u dhene nga nje leter pa vlere qe e quajne diplome.

Pse tani u kujtuat?

Po ne kemi vite qe bertasim qe sistemi universitar po falimenton. E falimentoi mendja e disave si ariani, adhurimi, aguridhi, aleksandri, ardiani, arbeni, alma, andrea, aliu, e ku di une kush. Se nje dite disa do te japin llogari per krimin kulturor per hir te interesave te xhepit te tyre. Nderkohe ne listen e zeze te kombit jane rregjistruar.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Kundër shurdhërisë në kohë katastrofash!

Te ne ne fakt sistemi punon vetem per 10 perqind te studenteve, te tjeret i mashtron.

Sistem i mbeshtetur ne mashtrimin.

Une e vertetoj perpara cdo gjykate ushtarake po te doni.

Pas disa vitesh, poqese vazhdon keshtu, nuk do te kete me studente fare.

Japin mesim dhe drejtojne ne mjaft vende profesore pa diplome e certifikim ne dijet qe transmetojne.

Doktora me lopate.

Do te perfundoje formimi me abetaren dhe tabelen e shumezimit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfundon mbledhja e Kryesisë/ Miratohet propozimi për ndryshimin e statutit të PD

Publikuar

-

Nga

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e kandidatëve. Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk figon në listën e anëtarëve të oartisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë.

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, e cila vjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, dhe pas zgjedhjeve për kryetar, të cilat u mbajtën në 13 qershor.

Mësohet se në këtë mbledhje, ndër të tjera është miratuar edhe propozimi për ndryshimin e statutit të PD.

Gjithashtu, kryesia e PD ka venodosur për një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel brenda partisë, nga çdo seksion deri në nivel qarku.

PD tashmë e konsideron 25 prillit si ‘masakër zgjedhore’ dhe për të do të kryejë një analizë, ku fillimisht brenda 1 korrikut paraqiten rezultatet për çdo seksion e grupseksion. Për këtë do të shërbejë një grup pune në çdo degë.

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Diplomacia: Perëndimi ka pranuar shqiptarët, por ende jo Shqipërinë!

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Diplomacia: Perëndimi ka pranuar shqiptarët, por ende jo Shqipërinë!

Nga ana tjetër brenga 5 korrikut është drejtuesi politik i çdo qarku që paraqet raportin në nivel qarku.

Më 10 korrik raporti i plotë i zgjedhjeve të 25 prillit i kalon Kryesisë së PD. Por kjo është vetëm faza e parë e analizës. Pasi në fazën e dytë do të ketë një analizës së punës së çdo seksioni dhe grupseksioni, e me pas një ristrukturim të organeve vendore të PD.

Gjithë procesi i analizës brenda PD do të zgjasë deri më 30 shtator.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Publikuar

-

Nga

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, ku do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Procesi i analizës do të marrë një muaj kohë, ndërsa më 17 korrik do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i PD.

Pas përfundimit të garës së brendshme, ku Lulzim Basha mbajti sërish karrigen e kryetarit, Partia Demokratike tashmë do të bëjë një analizë, për përgjegjësit e humbjes së 25 prillit.

Në fakt, ajo që po bën sot Lulzim Basha, do të duhej të ishte bërë para zgjedhjeve për kryetarin. Por, si gjithmonë Lulzim Basha i bën gjërat kur do vetë dhe si do vetë.

Por, një detaj që u tregua qartë edhe ditën e sotme, është fakti se Lulzim Basha, përveçse humbës serial është edhe hakmarrës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ndër të tjera është vendosur që në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që pritet të mbahet në 17 korrik, të zgjidhet edhe Këshilli Kombëtar, që do të thotë edhe largimi i Kreut të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani është një ndër zërat më kritik ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Bujar Nishani drejtoi gishtin nga Lulzim Basha, për të cilin tha se duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Por, Lulzim Basha jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por shpalli një datë zgjedhjesh të nxituar dhe zhvilloi një proces zgjedhor, ku vetë garonte duke qënë në detyrën e kryetarit.

E gjitha gara për kreun e PD u zhvillua në kushte të pabarabarta, ndërsa nuk kanë munguar edhe parregullsi të shumta, të cilat janë raportuar edhe nga CNA.al, ( lexo këtu), por janë denoncuar edhe nga rivalët e tij, në garën për kreun e PD.

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave/ Ja kërkesat e mia drejtuar kryetarit

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ 1 gol baraz 1 milion euro!

Dhe pas një procesi farsë, Lulzim Basha, tashmë që mbajti sërish karrigen, mesa duket ka filluar ndëshkimet, duke e nisur kështu me ish-presidentin Bujar Nishani.

Pas shpallje së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në PD, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera falenderoi edhe rivalërt e tij, dhe kërkoi që të bashkojnë energjitë.

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi,” deklaroi Basha.

Në fakt Basha, duket se të “qan” ditën e të “vret” natën, pasi ndëshkimi që po kërkon ti bëjë Bujar Nishani, i cili në garën për kreun e PD-së mbështeti kandidaten Edith Harxhi, tregon qartë edhe hipokrizinë dhe talljen e Lulzim Bashës, me demokratët.

Lulzim Basha e ka treguar, se Partinë Demokratike e përdor vetëm e vetëm për interesat e tij personale, dhe të familjes.

Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës, por ai vijon ta përdorë si të tillë./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndër të tjera, Lulzim Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet e 13 qershorit, të cilat sipas tij treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Basha ka theksuar se demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Gjithashtu, Basha tha se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. – tha Basha.

LEXO TE PLOTE