LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndikimi rus në Ballkan/ Zbulohen prapaskenat e takimit Putin-Vuçiç

15 Gusht 2018, 16:03, Aktualitet CNA
Ndikimi rus në Ballkan/ Zbulohen prapaskenat e takimit

Një ndër zërat që ka reaguar në lidhje me mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, është edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ky i fundit në një intervistë për News24, është shprehur se Thaçi është i vetëm në pozicionin e tij.

Ndër të tjera, Mediu ka zbuluar ndërhyrjen e Rusisë në këtë çështje, duke thënë se Vuçiç ka kërkuar edhe ndihmën e Vladimir Putin në takimin e tre muajve më parë në Moskë.

?Pavarësisht nga shprehja e një vullneti politik, s?do bënin as më shumë dhe as më pak atë që vendosi faktori ndërkombëtar. Çështja e kufijve, duket se Thaçi është në pozicion të vetëm. Mendoj se Thaçi dhe përfaqësues te tjerë duhet të ulen sëbashku dhe të gjykojnë se çdo bëjnë në të ardhmen. Çdo lloj konflikti do të ishte i padomosdoshëm dhe do të krijojnë precedentë të rrezikshëm. Ne duhet të rrisim rolin tonë si politikë shqiptarë. Vuçic para 3 muajsh bëri një vizitë në Rusi, ku i kërkoi Putin që të bëhet pjesë e dialogut me Kosovën. Pra ka një aktivitet të Rusisë në këtë proces me Kosovën, tha Mediu.

Përsa i përket reagimit nga politika shqiptare, kreu i republikanëve e ka quajtur vrastare heshtjen e Tiranës zyrtare.

“Tirana zyrtare heshtje vrastare dhe kjo është e papranueshme. Tirana zyrtare duhet të shprehë qëndrim të organizuar?, u shpreh kreu i republikanëve. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga