Connect with Us

Luhet sot Superkupa Europës/ Ja çfarë duhet të dini për super finalen

Aktualitet

Luhet sot Superkupa Europës/ Ja çfarë duhet të dini për super finalen

Publikuar

-

Sot në orën 21:00 direkt nga kryqyteti i Estonisë, Talin, do të luhet finalja e Superkupës së Europës, mes Real Madrid, fituesi i Champions League dhe Atletico Madrid, fituesi i Europa League.

Derbi i Madridit pritet të dhurojë shumë spektakël sot. Do të jetë një ndeshje e veçantë për shumë arsye.

Për herë të parë këtë sezon të ri, Reali do të zbresë në fushën e lojës pa Cristiano Ronaldon, do të jetë debutim për Julen Lopeteguin si trajneri i ri i Realit, po ashtu pritet të debutojë dhe portieri i ri i transferuar së fund nga Chelsea, Thibault Courtois.

Nga ana tjetër Diego Simeone ka rinovuar me disa nga yjet e ekipit si Griezmann, Godin, por nuk kanë munguar as transferimet e reja si Lemar nga Monaco etj.

LEXO EDHE:  Presidenti i Estonisë kërkon trupë të përhershme të NATO-s

Real Madridi, i cili nuk e humb një finale ndërkombëtare që nga viti 2000 (Intercontinental, kundër Boca, 1-2), ka pasur më shumë kohë në dispozicion për lojtarët e vet, që ushqejnë formacionin titullar.
Real Madridi, i cili ka fituar tri nga katër Superkupat e fundit, po kërkon titullin e pestë dhe të barazojë Barçën e Milanin në këtë drejtim.

Për Atlético Madrid do të ishte Superkupa e tretë, e dyta me trajner Simeone. Cili ekip i Madridit do të fitojë? Do na duhet të presim deri në darkë… /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kulluri tregon “kushtin”/ Opozita do i fitojë zgjedhjet vetëm nëse…

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Kulluri: Ishte vonë të ndërhynte Venecia! Përgjegjësinë e vetme e ka opozita

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka folur mbrëmjen e sotme për situatën politike në vend dhe për opozitën.

Kulluri deklaroi se opozita mund t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit vetëm nëse si kandidat për kryeministër nuk do jetë Lulzim Basha.

Sipas tij, për kryeministër duhet të jetë një emër konsesual dhe që kandidat që krijon besim.

Unë me modelin sharlatanesk të drejtimit të opozitës që mbase dhe mund të jetë në drejtim të qeverisjes nesër, nuk kam për të rënë kurrë dakord sepse është çështje parimesh dhe vlerash. Nëse opozita e sotme fiton zgjedhjet, që për mua do ishte çudi e madhe, për shkak se nuk qëndron mbi fondamentet mbi të cilat duhet të ishte e vendosur, morale flasim mbi të gjitha dhe politike, unë jo vetëm s’do kërkoj falje por fatkeqësisht do provoj tezën se do jetë një qeverisje e keqe.

Për shkak se principet mbi të cilat është e bazuar kjo opozitë sot, që është mungesa e transparencës. Unë kërkoj falje kur e kam gabim. Pastaj nëse këtu fiton Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi kjo nuk është çështja ime dhe nuk mund të jetë qeveria që më përfaqëson mua për shkak të principeve për të cilat kam folur. Ti sot ke një opozitë së cilës i mungon transparenca, i mungon vendimmarrja demokratike, i mungon mbajtja e përgjegjësisë që ka principe qeverisjeje, dhe mbi të gjitha sot elita e PD ose ta themi troç kryetari i PD është pjesë e kësaj oligarkie politike, ekonomike, korruptive”, deklaroi ai në emisionin “Hard Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama kritikoi BE-në/ Basha i del në mbrojtje: Fajin për vaksinat e ka Tirja i qeverisë

Publikuar

-

Nga

Kush do jetë kandidati i opozitës për kryeministër?/ Basham burr veten: Padiskutim unë

Kryeministri  Edi Rama kritikoi sot BE-në për qëndrimin e mbajtur për vaksinimin, teksa ngriti akuzat se nuk pa përtej kufijve të vetëvetes dhe la fatin e vaksinimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor tek marrëveshjet bilaterale.

Për këtë ka reaguar pak minuta më parë edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili thotë se fajin nuk e ka BE, por Tirja e qeverisë, duke iu referuar Ramës.

Ai deklaron se Rama po fajëson të tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë, ndërsa pretendon se BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira.

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në.

Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shkruan Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dyfishohen shkarkimet në Vaun e Dejës, Ilir Bejtja: Situata nën kontroll, kaskada e Drinit në monitorim

Publikuar

-

Nga

Dyfishohen shkarkimet në Vaun e Dejës, Ilir Bejtja: Situata nën kontroll, kaskada e Drinit në monitorim

Në një intervistë për Euronews Albania zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se aktualisht në kaskadën e Drinit situata është nën kontroll dhe në monitorim të ndryshimeve që mund të sjellin reshjet e parashikuara në fundjavë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare njoftoi të dielën se kishte dyfishuar shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, një prej tre hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, kjo si masë paraprake për të qenë në pararojë të rritjeve të mundshme të nivelit të ujit nga reshjet që janë parashikuar në fundjavë.

Zëvendësministri Bejtja tha se po përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha kapacitetet menaxheriale të kaskadës që të mos ketë mbingarkesa dhe nga ana tjetër që të mos ketë prurje më të mëdha në lumenjtë Buna dhe Gjadri.

“Nëse e bëjmë këtë në mënyrë optimale do të jemi në kushte të mira për një mot me reshje,” – tha Bejtja duke shtuar se tashmë po prodhohen mbi 27 milionë kilovatë në ditë.

LEXO EDHE:  Presidenti i Estonisë kërkon trupë të përhershme të NATO-s

LEXO EDHE:  Real Madrid bën gati bombën e rradhës/ 120 milionë euro për këtë lojtar

Sipas zëvendësministrit ky mbiprodhim ka përmirësuar situatën elektroenergjitike duke shtuar eksportet dhe përmirësuar treguesit e korporatës.

Bejtja shpjegoi edhe problemet që kanë hasur disa zona si Lugina e Valbonës, ku tha se parashikohen projekte për të ndryshuar linjën e transmetimit./euronews

LEXO TE PLOTE