LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katastrofa në Itali/ Zbardhen detajet tronditëse

15 Gusht 2018, 11:17, Aktualitet CNA
Katastrofa në Itali/ Zbardhen detajet tronditëse

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas shembjes së Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 37 persona.

Sipas mediave italiane,  kryeprokurori i Genovas Francesco Cozzi duke iu përgjigjur gazetarëve në fund të një inspektimi në zonën e urës, është shprehur se ?Nuk ishte fatalitet, por një gabim njerëzor?, që solli rënien e urës në Genova.

Prokuroria hapi një hetim për fatkeqësi të qëllimtë dhe vrasje të shumëfishta. ?Ne duhet t?i përgjigjemi vetëm një pyetje: përse ndodhi? ? tha prokurori ? Kjo është detyra jonë dhe për ta bërë atë do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme?, raporton Repubblica.

Ndër të tjera, prokurori tha se ?Kur të përfundojë faza e kërkimit për viktimat dhe të zhdukurve të mundshëm, hetimi do të intensifikohet dhe do të analizohen të gjitha aspektet që lidhen me projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e urës?.

Lajmet e fundit nga