LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iniesta show/ Shijoni perlën e rradhës nga ish-ylli i Barcelonës

15 Gusht 2018, 12:28, Aktualitet CNA
Iniesta show/ Shijoni perlën e rradhës nga ish-ylli i Barcelonës

Andres Iniesta vazhdon të dhurojë show në Japoni me golat e tij. Pasi u zhbllokua në fundjavë duke shënuar golin e parë me fanellën e Vissel Kobe, ish-ylli i Barcelonës shënoi në ndeshjen pak më parë një tjetër gol të jashtëzakonshëm ndaj Sanfrecce Hiroshima, në minutën e 17-të, sërish i asistuar nga Lucas Podolski.

Podolski dhe Iniesta duket se kuptohen mirë bashkë dhe po argëtojnë japonezët më spektakëlin e tyre. Eh nuk ka si të jetë ndryshe, kur dy kampionë bote bëhen bashkë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga