LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Ortodoksë dhe bektashinj rihapin Kishën e Fjetjes së Shën Mërisë në Peshtan

15 Gusht 2018, 18:55, Aktualitet CNA

Kisha e Fjetjes së Shënmërisë në Peshtan hapi sot dyertë pas pesëdhjetë vitesh. Kisha, e cila ishte rrënuar dhe po shkonte drejt zhdukjes së shenjave të saj, u rindërtua nga banorët dhe sot u mbajt mesha e parë.

At Romanoi që shërben në zonën e Këlcyrës, hapi meshën së bashku me zonjën Jolanda. Për rreth 2 orë ata meshuan para besimtarëve që kishin mbushur Kishën dhe zonën rrotull saj.

Është interesant fakti se në meshë nuk morën pjesë vetëm ortodoksët, por dhe banorët e besimit bektashi të fshatit.

Së bashku ata festuan pastaj edhe pas meshës në sheshin e fshatit dhe lokalet përrreth.

Sonte në mbrëmje Kisha u hap për pagëzimin e pare. Dy djem te rinj, u pagezuan ne Kishe ne diten e saj te pare.

Lajmet e fundit nga