LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do bëhet baba”/ Gruaja tregon se si i shpëtoi vdekjes i fejuari në Genova

15 Gusht 2018, 21:21, Aktualitet CNA
“Do bëhet baba”/ Gruaja tregon se si i shpëtoi vdekjes i

Dita e djeshme ka qenë një tragjedi për Italinë, pas shembjes së urës së?Moradit? në Genova. 39 persona humbën jetën nga kjo tragjedi, por mediat italiane kanë shkruar edhe për rastin e një prej të mbijetuarëve Xhanluka Ardini.

Ka qenë e fejuara e tij, Xhulia Organo, ajo që ka teguar se si i ka shpëtuar vdekjes Xhanluka.

?Është një mrekulli, nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Nuk e di se si ai mbijetoi. Jam pa fjalë. Xhankula i shpëtoi vdekjes duke u kapur pas disa telave edhe pse u rrëzua nga një lartësi prej 40 metrash. Ai arriti të mbijetonte me të gjitha forcat, ndoshta duke menduar për foshnjën që do të lindë ?, -është shprehur ajo.

Ajo ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë dhe e ka përjetuar me ankth tragjedinë e djeshme.

Ndërkohë që gjatë mbrëmjes së sotme  qeveria italiane e shpalli ditën e shtunë, ditë zie, pasi po në këtë ditë do të varrosen viktimat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga