Connect with Us

10 arsye, pse Berisha luan blofin me Revolucion

Aktualitet

10 arsye, pse Berisha luan blofin me Revolucion

Publikuar

-

Nga Kreshnik Spahiu

*Dje Berisha bëri thirrje periodike për herën e 78-të që PD të çojë popullin në revolucion kundër narko-qeverisë. Ç’do muaj e ka bërë racion që fut një status në facebook ku bën kot sikur pas një muaji do bëhet qameti. Tashmë askush nuk e merr seriozisht dhe ai e di fare mirë këtë gjë. Por pse ish kryeministri e vazhdon monologun me vetveten në facebook për organizim revolucioni?

Politikani më i vjetër në Kuvendin e Shqipërisë e ka të qartë si kristali që PD nuk realizion dot revolucion por ai s’mund t’a pranojë dhe vazhdon t’a artikulojë. Për t’i ardhur në ndihmë publikut, po rendisim arsyet pse PD nuk organizon dot revolucion jo se nuk di; por se nuk mundet:

1- Berisha pati vetem një shans në jetë për revolucion në dhjetor 1990 kur ne studentët me në krye vëllain tim Azem Hajdari u derdhëm rrugëve dhe detyruam Ramiz Alinë të lejonte pluralizmin. Berisha, jo vetëm nuk nxiti, por pengoi një revolucion i cili kulmoi në 20 shkurt 91 ku Berisha dhe Ceka nuk n’a lejuan të pushtonim bllokun dhe vrisnim byron bolitike, por duke n’a devijuar drejt bustit prej betoni. Ky qe shansi i vetëm i PD-së për revolucion, por u pengua nga Berisha.

2- Në filozofinë e të djathtëve nuk merret pushteti me recolucion por me votë dhe sistemin e votës e shkatrroi Berisha-Rama me marrëveshjen kushtetuese në vitin 2008 për t’iu shmangur dorhëqjes dy javë pasi ndodhi tragjedia Gërdecit.

3- Berisha është iniciatori i shfryrjes dhe mos-bindjes civile një vit më parë, kur bënte thirrje 90 ditë në çadër që të tërhiqnim zvarrë Edi Ramën nga zyra dhe në 17 Maj, tërhoqi zvarr Lul Bashën dhe e futi në koalicion bashkqeverisës me Ramën.

4- Berisha thirrjet për revolucion i vazhdon si lojë ping-pongu me Bashën për t’i treguar botës se ai është radikali dhe Basha liberali. Nga njëra anë, i tregon elektoratit se është i fortë dhe nga ana tjetër i tregon ambasadave se është Luli kryetar dhe nuk e çon Shqiprinë në destabilitet, por ka zgjedh rrugë paqsore. Kur miku jona Hajdari u vra shtator 98, kryemgritja dhe pushtimi institucioneve nuk u njoh nga SHBA të cilat detyruan që Berisha të hiqte dorë nga revolucioni.

5- Berisha e di shumë mirë që revolucioni nuk lihet me datë fikse si psh: a- Pas plazhit, b- Pas krishtlindjve, c- Me 8 dhjetor, d- pas vapës… etj etj pasi revolucionet lindin nga kauzat dhe jo nga datat.

LEXO EDHE:  Tirana si shkretëtirë nga mungesa e ujit/ Berisha publikon foton e Veliajt: Lali bidoni

6- Berisha e kupton qartë që s’ka asnjë revolucion në botë që të organizohet nga ish-kryeministra dhe ish-ministra që kanë qenë 25 vite në pushtet.

7- Berisha më shume se të gjithë e di që nuk realizon dot as mos bindje civile kundër oligarkëve, se e ka Lulin dhe ish-ministrat po aq të pasur dhe oligarkë sa Edi Rama dhe banda e tij.

8- Sali Berisha e vazhdon monologun për revolucion se ka frikë që një ditë populli do shpërthej si në 1990 me levizje të re dhe do e nxjerrë jashtë loje Berishën, Bashën, Ramën dhe gjithë oligarkët. Ajo çka ndodhi në Rumani e shqetësoj Berishën që populli mund të dal në rebelim pa “Lulin” e Rumanisē ….

9- Berisha lexon çdo ditë në rrjetet sociale pakënaqësinë popullore dhe talljet e militantëve me liderin demokrat dhe e di fare mirë që PD-ja por edhe demokracia e kanë peshqesh Lulzim Bashën prej vet Sali Berishës pasi është i vetmi në parti që i beson.

10- Revolucioni nuk realizohet kundër Ramës nga Berisha dhe Basha që kanë bërë disa herë pazare me Edi Ramën duke prerë në besë elektoratin.

Populli nuk del të vritet në shesh më për ata që tradhëtojnë idealet dhe kërkojnë rikthimin për herë të 5-të në pushtet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me COVID-19.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.022 raste të reja infektimesh nga 3.127 teste të kryera dhe 41 viktima.

Viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar. Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet./CNA.al

LEXO EDHE:  Shitja e programeve shqiptare nga Beogradi/ Berisha: Hajnat nuk kanë komb dhe atdhe

LEXO EDHE:  LSI shpërndan kupona me vlerë 50 mijë lekë për zgjedhjet

LEXO TE PLOTE

Bota

Protesta kundër kufizimeve në Evropë/ Polakët bashkohen me marshimin në Gjermani, londinezët pa maska

Publikuar

-

Nga

Protesta kundër kufizimeve në Evropë/ Polakët bashkohen me marshimin në Gjermani, londinezët pa maska

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19 periudha e izolimit mund të zgjasë deri në pranverë. Megjithatë në vend vijojnë protestat kundër masave kufizuese.

Ndërkohë, demonstrues polakë kanë kaluar urën nga Polonia në Gjermani për t’iu bashkuar protestës kundër kufizimeve. Protestuesit polakë dhe gjermane janë shfaqur duke mbajtur në duar jo vetëm flamujt kombëtarë, por edhe pankarta me mesazhe anti-Covid.

Kjo ka ardhur pasi Lëvizja gjermane “Kuerdenken” u kishte bërë thirrje protestuesve që të bashkoheshin dhe “të dërgonin një sinjal për paqe dhe liri”. Grupi argumenton se kufizimet e koronavirusit po rrezikojnë liritë themelore.

Shumë prej protestuesve nuk kanë mbajtur as maska dhe as distance fizike, ashtu sikurse kërkohet nga rregullat aktuale që ka vendosur Gjermania për të mbajtur nën kontroll dhe për të parandaluar situatën e pandemisë së COVID-19.

Mes një pranie të madhe policie, një grup i vogël organizoi një kundër-demonstratë, duke mbajtur pankarta me parulla antifashiste dhe thirrje për solidaritet në mes të pandemisë.

LEXO EDHE:  Berisha tregon prapaskenat/ Pse Rama “hoqi dorë” nga Durrësi e u rikthye në Vlorë

LEXO EDHE:  “Arritje historike”/ Berisha për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Do shënojë një kthesë të madhe

Nga ana tjetër, edhe në Londër janë organizuar protesta kundër masave të vendosura për të parandaluar pandeminë, si dhe kundër vaksinës. Ashtu sikurse në Gjermani edhe në Angli demonstruesit nuk kanë respektuar masat e mbajtjes së maskës dhe ruajtjes së distancimit social. Sipas protestuesve, pandemia nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Protestat në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkaktuar përplasje me policinë, si dhe janë raportuar të paktën 60 të arrestuar./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksina anti-Covid/ Aeroporti i Frankfurtit gati të përballet me sprovën logjistike të transportit

Publikuar

-

Nga

Vaksina anti-Covid/ Aeroporti i Frankfurtit gati të përballet me sprovën logjistike të transportit

Teksa një mori vaksinash kundër COVID-19 janë prag aprovimit, stafi i aeroportit të Frankfurtit në Gjermani po përgatitet për t’u përballur me sprovën e jashtëzakonshme logjistike të transportimit të miliona dozave që mund t’u shpëtojnë jetën miliona njerëzve në botë.

Frankfurti është epiqendra e Evropës për sa i përket fluksit të transportit të mallrave farmaceutike dhe për këtë pritet të jetë çelësi i suksesit të strategjisë së vaksinimit të miliona njerëzve kundër koronavirusit.

“Stresi po rritet tani që po hyjmë në fazën e nxehtë,” – u shpreh për Agence France-Presse (AFP) Karin Krestan, drejtoreshë e operacioneve të Lufhtansa Cargo

Krestan, e cila përdor aftësitë e saj si ish-infermiere, është e sigurt se ekipi i saj është i gatshëm për detyrën e kërkuar.

“Proceset janë krijuar, ne jemi shumë të sigurt dhe ndihemi të mirëpërgatitur,” – shtoi ajo.

Shefi i infrastrukturës së mallrave në aeroportin e Frankfurtit, Max Philipp Conrady u shpreh gjithashtu se ata kanë qenë “gati që në gusht”.

Terminali i ngarkesave të Frankfurtit ka punuar gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pandemisë, duke shpërndarë ilaçe, veshje dhe maska kirurgjikale ​duke mbështetur kështu zinxhirët globalë të furnizimit. E gjitha kjo teksa numri i pasagjerëve dhe linjave ajrore ra drastikisht.

Hangari i madh i aeroportit, i vendosur disa kilometra nga terminali kryesor i pasagjerëve, mbajti 120,000 tonë vaksina, ilaçe dhe produkte të tjerë farmaceutikë në vitin 2019.

Ai ka 12,000 metra katrorë depo të kontrolluara për temperaturën, thelbësore kjo për ruajtjen e ilaçeve apo vaksinave. Nga e gjithë hapësira hangari ka 2,000 metra katrorë depo të ftohtë, ideale për vaksinat anti-COVID-19.

Aeroporti i Frankfurtit kohët e fundit rriti investimet në frigoriferë të teknologjisë së lartë dhe pajisje shkarkuese figoriferike për avionët dhe tashmë ka 20 copë të tillë, kështu që disa transportues mund të ngarkohen në të njëjtën kohë.

LEXO EDHE:  Kufiri detar me Greqinë/ Idrizi: Rama po kthehet tek propozimi i Berishës

LEXO EDHE:  LSI shpërndan kupona me vlerë 50 mijë lekë për zgjedhjet

Disa vaksina, të tilla si ajo e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, mund të transportohen në temperatura normale të frigoriferit.

Por Pfizer, i zhvilluar në laboratorin BioNTech në Mainz, rreth 20 km nga aeroporti i Frankfurtit, duhet të mbahet në rreth -70 gradë Celcius.

Kjo kërkon kontejnerë me madhësinë e një makine, të cilët përdorin akull të thatë për të mbajtur përmbajtjen në temperatura të qëndrueshme, super të ulëta.

Ata mund ta bëjnë këtë deri në 120 orë pa furnizim me energji elektrike, aq kohë sa të arrijnë destinacione të largëta.

Kohët e fundit Bashkimi Evropian ra dakord për të blerë 300 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, duke parashikuar një operacion të madh logjistik, pjesa më e madhe e së cilës do të përfshijë Frankfurtin në muajt e ardhshëm.

Kapaciteti i fluturimit do të jetë një faktor kryesor në ritmin e shpërndarjes.

Sigurimi i një doze të vetme për gati tetë miliardë njerëz në botë do të kërkonte 8,000 avionë, vlerësoi shoqata e transportit ajror IATA në shtator, duke shtuar se industria e ngarkesave përballet me “sfidën e saj më të madhe të transportit”.

Avionët e ngarkesave normalisht mund të mbajnë deri në një milionë doza, përveç nëse duhet të mbahen temperaturat nën zero./euronews

LEXO TE PLOTE