LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Korrupsioni, këmbëkryq në Bashkinë e Tiranës

14 Gusht 2018, 14:04, Aktualitet CNA
Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Korrupsioni,

Një denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thekson ?Bashkia e Tiranës, me investim denigrues degradon rrugën brenda Kombinatit Tekstil.?.

Sipas denoncuesit, ?Veliaj financoi një Fantazmë Firmë, e cila varrosi një tub sa për të kaluar ?shurra e miut? nga porta hyrëse ( harku* gjerë tek Neskafeja. Dhe mbas varrimit të tubacionit e la rrugën gropa- gropa sikur të kenë gërmuar derrat e Erion Veliajt?.

Ndërsa më tej ai thekson se ?Turpi i investimit është ulur këmbëkryq në atë rrugë ku Ne dhe fëmijët tanë kalojmë përditë.?.

Postimi i plotë:

Denoncohet korrupsioni i Lal Plehut.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

I nderuar zoti Dokt. Berisha! . Aspak nuk kam frikë të flas hapur kundër Bashkisë Tiranës, që me investim denigrues degradon rrugën brenda Kombinatit Tekstil. Dihet, se tekstilistet janë të ngjyer me bojë të bilurtë, ndaj për Ne u kujdes Bashkia. Ajo financoi një Fantazmë Firmë, e cila varrosi një tub sa për të kaluar ?shurra e miut? nga porta hyrëse ( harku* gjerë tek Neskafeja. Dhe mbas varrimit të tubacionit e la rrugën gropa- gropa sikur të kenë gërmuar derrat e Erion Veliajt. Turpi i investimit është ulur këmbëkryq në atë rrugë ku Ne dhe fëmijët tanë kalojmë përditë. Deri kur? Deri kur do të lëngojnë këmbët tona asaj rruge të çmendur, që e çmendi Bashkia e Tiranës me një investim që duhet të ketë ngarkesë korrupsioni?.

Lajmet e fundit nga