LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpresë në Genova/ Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat

14 Gusht 2018, 14:36, Aktualitet CNA
Shpresë në Genova/ Një grua nxirret e gjallë nga

Italianët sot panë ferrin me sy pas shembjes së urës Morandi në Genova.

Deri më tani 22 persona raportohen të vdekur, ndërsa pritet që numri i tyre të rritet.

Ndërkohë forcat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin një grua të gjallë nga rrënojat, raporton Tgcom24.

Ajo është transportuar menjëherë në spital.

Ndërsa operacioni për gjetjen e trupave nën rrënojat e urës vazhdon, zv. Ministri i Infrastrukturës, Edoardo Rixi, shprehet se numri i viktimave është i destinuar të rritet. /CNA.al

Lajmet e fundit nga