LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e urës në Itali/ Reagon ambasada shqiptare

14 Gusht 2018, 13:22, Aktualitet CNA
Shembja e urës në Itali/ Reagon ambasada shqiptare

Ambasada shqiptare në Itali ka reaguar pas shembjes së urës Morandi në autostradën A10 në Genova.

Ambasada shqiptare deklaron se po ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës, ndërsa thekson se deri tani nuk ka të lënduar shqiptarë.

?Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë. ?Qendrojmë në gatishmëri të plotë për t?iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115,? bën me dije ambasada.

Mediat flasin për 11 viktima të nxjerra nga rrënojat, 2 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur. Mes viktimave është edhe një fëmijë. Por raportohet se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë. ?Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë?, shkroi në Tëitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.

Lajmet e fundit nga