LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e urës në Genova/ Kamioni shpëton për mrekulli (Video)

14 Gusht 2018, 14:26, Aktualitet CNA
Shembja e urës në Genova/ Kamioni shpëton për mrekulli

Italia u përball ditën e sotme me një tragjedi, pas shembjes së  urës Morandi, në autostradën A10 në Genova në Itali.

Deri më tani mediat italiane raportojnë për 22 të vdekur, ndërsa kërkimet vazhdojnë ende.

Ndërkohë shoferi i një kamioni ka shpëtuar për mrekulli, pasi ka arritur të frenojë vetëm pak metra përpara pjesës së shembur të urës.

Pamjet e kamionit, janë publikuar nga Tgcom24.

Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se ura është shembur për shkak të një kolpasi në strukturën e saj. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga