LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikoi pamjet e nyjes së Milotit/ Qytetarët i kërkojnë llogari Ramës

14 Gusht 2018, 08:55, Aktualitet CNA
Publikoi pamjet e nyjes së Milotit/ Qytetarët i kërkojnë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një video të nyjës së re të Milotit.

Në video Rama thekson se ky aks do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve, në këtë sezon turistik.

?MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të nyjes së re të Milotit (reale dhe jo 3D siç ishin pak muaj më pare) hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre të lënë me vite rrugëve si pjesë e harruar e Rrugës së Kombit, ju uroj një ditë të mbarë?.

Por pakënaqësitë që qytetarët kanë kundrejtë qeverisë nuk i kanë ndalur të vërshojnë në komente.

Një komentues i ka kujtuar kryeministrit Rama Bypass-in e Fierit dhe punimet që duhet të bëhen aty.

?Po bypasi i Fierit kur do rifilloj me punimet z.Kryeminister? Eshte nje tmerr trafiku. Mos o zot te semuren njerzit nga zonat rurale se vdiqen, as ne spital nuk shkojn dote?.

Me “Nyjen” e Fierit di gjè se cfar u bè…. apo se ke idene se po meresh me “Nyjen” e fshatit te Tepelenès?Rama po ura ne Kukes-Prizren kur do ta rregulloni. Njera pjese e ures eshte e demtuar apo e dallgezur .

 

Komente nga Rama:

 

Lajmet e fundit nga