Connect with Us

Pak mendime të tërthorta pse shqiptarët nuk mbushin sheshet e protestës!

Aktualitet

Pak mendime të tërthorta pse shqiptarët nuk mbushin sheshet e protestës!

Publikuar

-

Nga Arian Galdini

Le tia nisim me pyetjen se përse ‘risia’ nuk inkurajohet dhe nuk gjen terren për tu rritur e ngritur në këmbë në vendin tonë?

Sepse: ‘Ata’, ‘Zotëruesit e Pushteteve’, pra ata që kanë qenë dhe janë, pra ‘E vjetra’, i tjetërson duke sajuar risitë e veta nga laboratorët e saj e duke krijuar iluzionin se i përmbush nevojat e ‘publikut’.

  1. Publiku ka nevojë për liri, Ata ia shkëmbejnë këtë nevojë me lirinë për të folur por për të mos u dëgjuar. Liria që na japin Ata, është liria që na shfuqizon. Ndërkohë që liria e vërtetë është ajo që i jep fuqi zërit të qytetarit duke buçitur në çdo vesh vendim-marrësish si këmbanë alarmi për përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe transparencë.
  2. Publiku ka nevojë për demokraci, por Ata ia shkëmbejnë këtë nevojë me pushtete të zhbalancuara dhe me dekurajim të publikut për pjesëmarrje në to, si manifestim ky i lirisë shfuqizuese.
  3. Publiku ka nevojë për Autoritet, ‘Ata’ i japin në shkëmbim Fuqinë.

Autoriteti në kushte normale lirie dhe demokracie, vjen nga dinjiteti, respekti, aftësia, drejtësia, qëllim-mbarësia dhe humaniteti kur i bën gjërat.

Fuqia e vetme në kushte normale lirie dhe demokracie është Fuqia e Qytetarit dhe e Ligjit përballë të cilit të gjithë qytetarët janë të barabartë. Por, në mungesë të lirisë dhe demokracisë ata na japin si Fuqi, përdhunën e Pushteteve të Shtetit dhe Parasë.

Pushtetet e Shtetit keqpërdoren për Plaçkitje, Zhvatje e Pasurim, e po ashtu Pasurimi nga Plaçkëbërja dhe Zhvatja përdoren për të siguruar padrejtësisht Pushtetet e Shtetit.

E publiku nuk respekton më të talentuarin, por batakciun e suksesshëm.

Publiku nuk respekton e as vlerëson më karakterin, integritetin, vlerat e parimet, por makutërinë, zhdërvjelltësinë për plaçkëbërje, marifetet dhe poshtërsinë që të japin para, fuqi dhe sukses në ditët e sotme.

Publiku mësohet të mos e nderojë më të ndershmin e të virtytshmin, por të lëvdojë dhe admirojë fuqinë e hajdutit, mashtruesit, atij që i bën gjithë të ligat por që ia del  të bëjë plaçkë, të pasurohet shpejt, të bëjë apo blejë akses në “elitat e reja”, pra të  konsiderohet si i shkathët, i zoti dhe i suksesshem.

  1. Publiku kërkon ndërrim fytyrash, ndryshim elitash, ‘Ata’ e pêrmbushin këtë nevojë të publikut me ‘klone’.

Ata krijojnë ‘djem e vajza të reja’ që për hir të suksesit, famës, e fuqisë, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.

E publiku mësohet të nderojë më shumë një ‘deputet’ a ‘ministër’ a “figurë partie” që gjithë meritën që ka është se e kanë bërë Deputet, Ministër apo Figurë Partie për shkak të cilësive të tilla si: ‘bindshmeria’, ‘deklarataleximi’, ‘skuthëria’, ‘çdinjitetëzimi’, ‘dehumanizimi’, mashtrimi, vjedhja, plaçkëbërja, etj, etj…

Publiku nuk e njeh më partnerin e tij, mikun e tij, guximtarin dhe luftëtarin për të mirën publike, mendimtarin kritik, njeriun me vlera dhe integritet. Publiku e shpërfill, e përbuz, e nënçmon atë që është i ndershëm por i dobët e i pafuqi, ngase i ndershmi e ka të vështirë të ndërtojë fuqi apo autoritet në këtë shoqëri ku triumfon ‘Batakçiu që i bën të gjitha’.

LEXO EDHE:  Përplasja me protestuesit/ Policia sqaron: Ndërhymë pasi konstatuam paletat

Këtu vlen më shumë kaqoli e  ‘idioti’ të cilin ‘Ata’ e bëjnë deputet, ministër, e figurë partie. Ndërsa të talentuarit e të ndershmit i mbyllet çdo rrugë e mundësi e pengohet me gjithçka e në gjithçka.

Këtu flitet mirë për ‘Të Fortët’ që na vjedhin e sundojnë. Por njëkohësisht flitet shumë keq plot zemëratë të pakuptueshme për të ndershmit e të talentuarit që guxojnë të kenë ambicje e veprojnë publikisht për të mirën publike.

Këtu, vlen më shumë një ‘zero’ që ‘Ata’ e bëjnë ‘personazh publik’ e që shëtitet si klloun nëpër ekrane, gazeta e revista, sesa një i vetëbërë që ka shumë për të thënë e për të bërë e që vlen vërtetësisht.

Këtu nuk vlen dija, por sinjali i Partisë se kush do të jetë Kaqoli i rradhës që do të ngjitet si yll.

Nuk vlen fuqia e karakterit, integriteti e vetëbërja, por shërbëtorizmi dhe bindshmëria ndaj vijës së Partisë.

Nuk vlen talenti por skuthëria dhe gatishmëria për të bërë gjithçka.

Nuk vlen përvoja, por mashtrimi.

Ketu, Ata por edhe publiku, pëlqejnë fotogaleritë prej fashionistësh me veshje e pushime luksi, me gala e harbime showbizi si edhe të vilave të hajdutëve dhe plaçkëbërësve që administrojnë para dhe pushtete publike.

Nuk pëlqehen ‘sandalet’ e të ndershmëve dhe të talentuarve të vetëbërë.

Këtu, hapësira publike është e tejmbushur me ‘klone’, kaqola, idiotë, batakçinj, intelektualë dhe analistë partie, lustraxhinj, mediokër, mashtrues, hajdutë, skutha, të cilët i bëjnë lavde e qoka Kryetarëve dhe partive e patjetër edhe njëri-tjetrit, dhe e shtijne Publikun në zili për suksesin e “Këtyre” që janë kaq të suksesshëm e kaq të arrirë në jetën e tyre, ani pse këta janë plaçkëbërës të pacipë, hajdutë, mashtrues dhe kotësinarë.

Këta janë në Pushtet, në Opozitë, në Media, në Art, këta janë ‘elitat e reja’, pasunarët e rinj, plaçkëbërës me paratë dhe pushtetet e publikut, hajdutë e mashtruesa, bashkë me kllounët e tyre që i argëtojnë si analistë të ngrefosur të cilët ndihen si kategori sipërore ngase mund të hyjnë në Oborre nga Porta Kryesore edhe pse janë rrogëtarë e shërbëtorë të rëndomtë.

E Publiku humbet busullën. Publiku, nuk e arrin dot kuptueshmërinë e së drejtës dhe të vërtetës.

Kështu publiku stepet, struket dhe humbet rolin e tij e mundësinë e tij njëkohësisht.

Ne e kemi detyrim ndaj duhet ta themi të vërtetën.

Duhet ta themi pa droje sepse e vërteta na çliron të gjithëve.

Përndryshe shpresa se gjërat mund të ndryshojnë nuk do të lindë kurrë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Klodian Tomorri: Afera KESH-NOA u denoncua nga CNA.al, duhen hetime për këto kompani

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

CNA.al ka qenë media e parë që ka nxjerrë dokumenta ekskluzive, sa i takon aferës së KESH me NOA.

Një gjë të tillë e pohoi edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili në një intervistë për MCN deklaroi se KESH duhet të vihet nën hetim, ndërsa shtoi se për shkak të krizës energjitike në vend, minimumi që duhet bërë është hetimi i këtyre kompanive.



Ne nuk kemi informacione se çfarë është duke bërë SPAK. Kontrata mes KESH dhe NOA është denoncuar përmes CNA dhe ka qenë ky portal që ka thënë që dosja i është dorëzuar SPAK. KESH duhet të vihet nën hetim për të parë si janë arkëtuar paratë dhe si i kanë shpenzuar gjatë kësaj kohe. Buxheti i OSHEE u shfrytëzua në funksion të fushatës elektorale dhe prandaj mbeti pa para për të blerë energji. Për shkak se vendi është në krizë energjitike, është minimum hetimi i këtyre kompanive.

Është buxhet që vazhdon traditën e dy viteve të fundit me rritje e borxhit. Huamarrja e qeverisë qëndron mbi 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Duhet parë se kush do fitojë rritje pagash dhe nuk do të hyjë në fuqi në janar. Duhet të shohim çdo ndodhë edhe me pensionet. Ajo që unë shikoj si shqetësim të rrezikshëm është rendja e qeverisë pa ndalur drejt koncesioneve të reja. Qeveria nuk i thotë, por do të jenë 7 koncesione të reja që shkojnë 204 miliardë lekë. Ka koncesione të çuditshme për lulishtet e Elbasanit, shpiken koncesione për të marrë paratë e qytetarëve. Kjo histori duhet të marrë fund. Është viti i tretë që borxhi vazhdon të rritet dhe ulja e tij shtyhet për një periudhë të mëvonshme. Këto kontrata janë nga ato që nuk e kthejnë mbrapsht investimin por shpiken që të marrin para sekserët që rrinë pas tyre. Ky do të jetë me gjasa mandati i plaçkitjes së madhe”, tha Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E djathta duhet të rithemelohet”/ Topi: Riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish presidenti Bamir Topi, ka deklaruar se beteja personale do të çojë në asgjësimin e PD.

Sipas Topi duhet të shkohet sa më shpejt në rithemelimin e së djathtës.

I ftuar në emisionin Top Talk, Topi shprehet se riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë që nuk bazohet në njerëz por në parime.



Duhet pranuar se ata që e kanë patur dhe që e kanë të gjithë betejën e kanë personale që çon në asgjësimin e PD. Sa më shpejt të kapet sinjali aq më shpejt duhet të shkojmë në rithemelim të së djathtës. Ky do të vazhdojë zotërimin e të gjithë pushteteve që ka sot.

Riformatimi bëhet mbi një bazament të fortë, nuk bazohet në njerëz, por në parime, programe. Mjafton që e djathta të riformatohet për të bërë thjesht një çështje”, është shprehur Topi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afera KESH-NOA/ Klodian Tomorri shpjegon lidhjen e kontratës korruptive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Klodian Tomorri ka folur ditën e sotme për trasaksionet në sektorin e energjisë, që i kanë shkaktuar vendit tonë një dëm financiar me 5-6 milionë euro.

Në një intervistë për MCN, Tomorri shpjegoi se KESH ka pasur një kontratë shkëmbimi me një kompani private përmes së cilës i është shitur energji OSHEE-së me çmime rekord deri në 300 euro për megavat. Gazetari i ekonomisë e quajti të dyshimtë skemën e cila rëndon mbi xhepin e qytetarëve shqiptarë.

Lidhur me atë që kryeministri Rama e quajti “buxhetin e investimeve”, Tomorri tha se qeveria po shpik koncesione që të përfitojnë sekserët që qëndrojnë pas tyre, ndërkohë që quajti mandatin e tretë “mandatin e plaçkitjes së madhe”.

LEXO EDHE:  Basha për “Associated Press”/ Betejë për të rivendosur demokracinë

LEXO EDHE:  PD gati për protesta/ Zbulohen emrat e pushtetarëve qe i prek ligji antimafia



Ajo që ka ndodhur është se KESH ka pasur një kontratë shkëmbimi me një kompani private. Nëse kryqëzohen të dhënat një pjesë e energjisë i është shitur OSHEE me çmime rekord, deri në 300 euro për megavat. E gjithë kjo skemë është bërë përmes një private. Është një skemë e dyshimtë në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një dëm 5-6 milionë euro që kontrata ka qenë efektive, por duhet rishikuar rast pas rasti. Janë sasi të mëdha që janë shkëmbyer”, tha Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE