LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nxirreni si lodër, ose çoni drogë me të”/ Qytetarët masakrojnë Ramën

14 Gusht 2018, 19:48, Aktualitet CNA
“Nxirreni si lodër, ose çoni drogë me të”/

Kryeministri, Edi Rama ka postuar në profilin e tij  foton e  avionit të kompanisë ajërore shtetërore  ? Air Albania?.

Rama e ka cilësuar këtë foto, si  foton e ditës. Por ashtu siç ndodh gjithmonë, në postimet e kryeministrit ka pasur edhe disa komente, të cilat të bëjnë të kuptosh se transporti ajëror në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar.

?Merrni avjon të hajrit që t?ju shkojë malli në vend i sigurt . Se këta aivonë 15 vite të vjetër janë si furgonat e Shkodës që lënë në rrugë?,ka qenë njëri prej komenteve.

Ka pasur edhe qyetarë, të cilët shprehen se edhe këta avionë do të vonohen nga 3 katër ose 4 orë dhe se çmimet e fluturimeve do të jenë sërish më të lartat në rajon.

 ?Reklamat janë të bukura , por shumica e të gjithë emigranteve rrinë me orë të gjata duke pritur për të udhëtuar drejt atdheut. Nga të gjitha anët , ajri , toka, dhe deti mizerje e paparë në të gjitha pikat kufitare. Nuk e dimë dhe pse duhet të vuajmë ne emigrantët për të vizituar vendin tonë. Çmime udhetimi absurde. Shfrytëzim. E me çfarë të mburremi me ne shqiptaret ! Ndoshta me këtë avion.! Të paktën nxireni si lodër ta blemë e ta vendosim si zbukurim mbi komodina. Lum si ne , e lum si ti Shqipëri qe s?njeh pleqëri?,- ka qenë një tjerër koment./ CNA.al

Lajmet e fundit nga