LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon rregulli/ Nuk do të ketë më polici në stadiumet tona

14 Gusht 2018, 12:25, Aktualitet CNA
Ndryshon rregulli/ Nuk do të ketë më polici në stadiumet

Nuk do të ketë më polici brenda rrethimit të stadiumeve. Konfirmimi përfundimtar ka ardhur sot nga drejtuesit e FSHF-së në një mbledhje të zhvilluar me drejtuesit e klubeve.

?Problemi i sigurisë në stadium ishte çdo vit, kemi qenë në kontakt për të organizuar ndeshje më të sigurta, pa probleme, jo gjithmonë ka qenë e arritur në 100%.

Në muajin që lëmë pas kishim disa korrespondenca me policinë, nga e cila kanë rezultuar disa impiante sportive, jo të gjitha të Superiores por edhe të ulëta.

Sivjet fatmirësisht kemi rikthimin e një përplasje të madhe sportive e kulturore si derbi. Problemet e sigurisë së të kaluarës shpresojmë të mos i kemi edhe sivjet, ka tërheqje vëmendje të policisë nga problemet.

Ligji ka ndryshuar, policinë nuk do ta kemi më në stadium, pozitiv se nuk do të kemi polici në stadium si gjithë Europa, ana negative është se kërkon dyfishin e mundit tuaj për ndeshjet?, u shpreh Aldi Topçiu, shefi i marrëdhënieve juridike në FSHF.

Ndërsa shefi i sektorit të garave, Lysjen Nurishmi tha se testi i parë i vërtetë i këtij rregulli të ri do të jetë në ndeshjen hapëse mes Skënderbeut dhe Partizanit.

?Policia do të qëndrojë jashtë rrethimit të stadiumeve dhe pjesa brenda do ta kenë kompanitë e stjuardëve të licencuara nga Ministria.

Klubet të hyjnë në kontakt një javë para ndeshjeve, që policia të jetë e pranishme edhe jashtë. Skënderbeu me Partizanin ka pasur probleme me tifozeritë, do të jetë një test i madh në lidhje me organizmin? u shpreh Nurishmi. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga