LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ky është transferimi i rradhës për Milanin/ Blerja e katërt e Leonardos

14 Gusht 2018, 08:59, Aktualitet CNA
Ky është transferimi i rradhës për Milanin/ Blerja e

Pasi transferoi Higuain, Caldara, Bakayoko, Leonardo ka gati përforcimin e rradhës për Milanin.

Samu Castillejo është gati të bëhet blerja e katërt , që nga koha kur Leonardo u emërua drejtor sportiv.

Sky Italia raportoi se Villarreal ka pranuar një ofertë nga Milani për Samu Castillejo, nga ana tjetër, kolumbiani Carlos Bacca do të transferohet te “nëndetësja e verdhë”.

Milani duhet të falenderojë dhe tifozët e Sevilla-s. Klubi andaluzian ishte shumë afër nënshkrimit me Samu Castillejon, por u refuzua nga tifozët. Më pas u arrit marrëveshja me Milanin. /CNA.al

Lajmet e fundit nga