Connect with Us

“Haja gjellë me krimba”/ Historia e rrallë e gruas që u internua 51 vite

Aktualitet

“Haja gjellë me krimba”/ Historia e rrallë e gruas që u internua 51 vite

Publikuar

-

Historia e familjes së Abaz Kupit është një nga më të rrallat e persekutimit. Familja e tij, bashkëshortja, vajzat dhe një prej djemve u persekutuan më shumë se kushdo. Vajza e tij, Hyrie Kupi, në një rrëfim të rrallë, tregon kalvarin e vuajtjes së familjes që nis që në vitin 1939, kur ata u internuan nga italianët për shkak të rezistencës së organizuar nga Abaz Kupi në Durrës.

Internimi nga fashistët vijoi deri më 1944, kur më pas Abaz Kupi, i cili drejtonte mijëra forca të Legalitetit, u detyrua të largohet nga Shqipëria, duke marrë dy djem me vete, dhe njërin prej tyre do e linte të kujdesen për vajzat dhe bashkëshorten. Këtu nis vuajtja e radhës për Familjen Kupi, të cilët deri në vitin 1991 nuk do të shohin dot asnjë ditë lirie, por vetëm burgje dhe internime të rënda nga komunistët. Për më tej, rrëfimi i plotë i Hyrie Kupi, vajza e Abaz Kupit.

Rrëfimi i plotë:

Nuk mund ta them tamam ashtu se më duket sikur nuk e besojnë të tjerët. Unë do ta them se atë kam jetuar vetë që kam ngrenë supe me groshën që ka lënë ushtria Italiane apo orizin me krimba në kazani sipër. Tani e beson ti? Ne kemi qënë fëmijë edhe jemi rritur në kamp. Unë u martova në kamp. Unë mbaj mend po nëna na thoshte që ne kemi ikur në Itali, 1941 ishte lufta Italo-Greke.

Na morën nga Himara, se nuk i mjaftonte Himara. Megjithatë internimi i italianëve ka qënë shumë më ndryshe nga ky I shqiptarëve. Kjo ka qenë torturë. Internimi i parë kemi qënë në Spille të internuar, kemi gjetur një familje vetë, atje kemi ndenjur një vit e gjysëm, 1939- 1940.

“Babai pasi bëri rezistencën në Durrës që nuk e përmendi asnjëherë, kurrë megjithatë rrallë ndonjëherë mund ta kujtonte. Ai u arratis edhe ne pas kësaj arratisjes së babait nga viti 1939, qershor I ’39 e deri në vitin 1944 ne kemi qënë të internuar. Pasi erdhëm nga Italia na dërguan në kalanë e Gjirokastrës, atje na futën në burg”, – shkruan kujto.al.

Në vitin 1941 ne në dorë të italianëve kemi qënë, babai ishte komandat i përgjithshëm I Lëvizjes Nacional Çlirimtare edhe kur vajtën komunistët I thotë Bedri Spahiu, hynte dilte tek shtëpia jonë. E mbaj mend unë se kam qënë e vogël në klasë të dytë edhe ai sillte trakte, mbushte çantën edhe më tregonte kujt tja çoja. Erdhi lirimi kohën kur Italia kapitulloi e pastaj babi iku edhe u çlirua pastaj Shqipëria.

Aty pastaj na kapën. Vëllain e futën në burg. Vëllai ka qënë 17-18 vjeç, se babi mori dy vëllezrit me vete mori të madhin edhe të voglin. Ai I mori të tre djemtë para se të ikte edhe I tha kush I del zot dhe kush është më trimi nga ju që të rrij këtu me familjen. Ama kur të më jap besën që do të rrij me familjen do rrij më nënën dhe me motrat. Doli Bardhi vëllai I dyti, o bab unë do rrijë me këto tha. Ndenji ky dhe babi morri me vete dy vëllezërit e tjerë. Këto shkuan nëpër shkolla u bën, ky i shkreti prej asaj dite e deri në vitin 1990 s’ka parë dritën e diellit me sy. Fillimisht ne kemi shkuar drejt e në Tepelenë, ishim tre motrat edhe nëna. Kur shkuam ne në Tepelenë, vëllai ishte në Porto Palermo. Kishte bërë 5 vjet burg edhe e dërguan të internuar në Porto Palermo. Nga Porto Palermo e sollën atje ku ishim ne, në Tepelenë . Fillimisht kur kemi parë kampin e Tepelenës të rrethuar me tela se ne po vinim nga internimi. Nuk krahasohej ai internim me këtë. Ndoshta dhe nuk bën të them që ka qënë më i mirë ai internim por na kanë trajtuar më mirë. Na thoshte nëna nuk na kanë trajtuar kështu. Shkuam ne thoshin erdhi familja kriminelit, erdhi familja kriminelit. Emri nënës time ishte si një mbretëreshë. Na morën në futën në Kamp, atje ku gjetëm.. ato ishin baranga ushtrie e merrni me mend vetë. Na futën atje brenda, pasi ndenjëm erdhën njëherë, oj nënë oj nënë si na kanë dërguar në Tepelenë ca kishim veshur. Duke na internuar nga Kruja për në Tepelenë me një valixhe. Tre vajza dhe nëna katër. Unë smbaj mend shumë mirë se prap e re kam qënë. Kampin e Tepelenës e mbaj mend. Kam qënë 17 vjeç edhe kur shkuam atje u tmerruan. I thamë nënës çfarë do bëjmë ne, fillonim kapnim nënën. Si do jetojmë ne këtu? Nëna kishte një gjë që ishte shumë e fortë edhe shumë e zgjuar. Edhe babin e ka dashur jashtë mase. Që në momentin e parë që kemi hyrë në kampin e Tepelenës ajo na jepte kurajo dhe na fliste për babain. Si babai juaj ska, ai ka qënë trim edhe ne filluam ta adhuronim babain nga nëna se ne nuk e njihnim. Dita e parë kemi shkuar të marrim gjellën e kazanit për të marrë ushqimin të hanim. Kishim ardhur pa bukë pa gjë. Na dhanë një tas nja dy tre lugë.

LEXO EDHE:  Qëllimi është ajo që i jep kuptim jetës/ Historia e Eminem

Shkova unë atje deri tek kazani dhe më thonë ajo është gjella që do marrësh. Çfarë është ajo gjellë? Po atë gjellë do marrësh, atë hanë të gjithë. Ne kemi disa ditë që po hamë këtë tha. Ai mbushi nja tre katër garuzhde i futi në një tas dhe mbi tas dolën dy gishtë krimbat e vegjël. Se aty ishin kuintal groshë që kishte ngel nga ushtria. E mora shkova në shtëpi. Sa shkova aty lart se ishin ato barangat, një shtretër poshtë edhe një shtretër lart. Ne ishim lart dhe kishim gjithë secili nga një vend për tu shtrirë. Sa e lash tasin aty, fillova duke qarë. Tha nëna pse qan? Po kjo çfarë është, nëna ishte Shkodrane edhe më thot “po hajde se do ta kalojmë skagjë edhe me këtë llojë gjelle do të jetojmë. Filluam pastaj u mësuam me gjellën e kazanit. Kjo ishte e përditshme ndaç haje ndaç jo, ajo ishte gjella. E do nuk e do, nuk i bëhet vonë askujt. Vdis kur të duash, atë do haje. Kishim 600 gram racionin e bukës. Me ato 60 gram do e ndanim mirë si drekën darkën. Uria kishte mbërritur kulmin. Unë mbaj mend për veten time, isha e gjatë e gjatë tani më duket vetja sikur jam shkurtuar. Njerëzit kujtonin se isha 20 e ca vjeçe. Duke u rritur, urinë e kisha të tmerrshme. Vija në shtëpi edhe thoja sa u ngjisja tek nëna I thoja “ahh sa më ka marrë uria”. Po moj nënë po se të kemi ruajtur bukë, bukë thatë edhe gjellë me kazanin me krimba. Kjo histori vazhdoi 7 vjet. Njerëzit që nuk kanë patur asnjë fëmijë zakonisht me sa mbaj mend në kamp kanë vdekur pleq e plaka edhe fëmijë. Fëmijët qe ishin në gjirin e nënës. Nënat ishin në mal për dru me mua. Ato shkonin përditë në mal për dru, ai rripi që shtrëngonin për drutë në kurriz, lodhja që sillnin drut nga maja malit dhe e pa ngrenë mirë. Ato kur vinin në darkë tek fëmija jo që s’kishin gji me i dhënë po nuk kishin mundësi për të qëndruar në këmbë. Edhe fëmijët gjithë ditën kishin ndenjur aty pa gji pa asnjë gjë, duke I dhënë vetëm nga një pikë ujë , nga një pikë ujë edhe kështu vdisnin. Kush grua ka ardhur atje me fëmijë të vogël gjallë nuk e ka nxjerr nga kampi, biles kishte dhe raste ajo ska ndodhur kurrë vetëm shkonin hapnin një gropë në breg të lumit e kanë marrë fëmijën qoftë prind qoftë polica e kanë cuar në breg të lumit e kanë futur në një gropë. Përveç kësaj që e kanë futur në atë gropë, fëmijën në prezencën e nënës se babi ishte arratisur nuk e marrë dot me mend se çfarë kanë bërë me atë fëmijë. Nesër pastaj ajo grua vinte me ne në mal për dru. Pastaj shkonin çdo ditë të dielë në breg të lumit, dhe shkonte gjithë secila se i kishin vënë një shenjë varrit të vetë. Këto janë gjëra që kur i kujtoj, them unë i kam jetuar këto? Rri duke u menduar,me aq bukë si kemi jetuar? Vetë që i kam jetuar vetë dhe që e mbaj mend.

I kam disa gjëra tamam para sysh. Jam rrëzuar një ditë nga mali me gjithë dru në kurriz se rruga ishte pingul. Rash në tre katër shkurre. Erdhën shoqet dhe polici më ngriti, këtë e mbaj mend shumë mirë, thoja edhe me vdek sa mirë do ishte për babin. Vajzë e re të thuash… 7 vjet sa ka ndenjur kampi . Tamam, tamam në ’49 është hapur në ’54 është mbyllur nuk i ka takuar tamam 7 vjet. Një herë drutë nuk janë prer asnjë ditë, burrat shkonin në lum sharronin trupat e mëdhenj, i fusnin në ujë. E dija që në lumin e Vjosës që këtu punojnë Bardhi vëllai, Viktori burri im. Unë as e fejuar s’isha atëherë po Viktorin e njihja që punonin këtu dhe prisnin ato trupat. Prisnin pllaka guri, nga një pllakë të madhe ato nuk e di se për çfarë i donin edhe nga ato na kanë ngarkuar. Pastaj kemi shkuar në Turanë, kalonim urën e Vjosës matanë ishin disa male që tani nuk po më kujtohen. 4 apo 5 male që unë smund t’i marrë me mend tani. Kur kam shkuar në Tepelenë dhe kam parë malin, thash si ka mundësi unë kam hypur në majë të atij mali përditë edhe kam mbajtur dru. Përveç se vinim me dru nga mali poshtë, po do i ngarkonim edhe njëhërë poshtë tja çonim degës punëve të brendshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  E detyrojnë të heqë tatuazhin e nënës/Blushi tregon historinë: Bëhuni pak njerëzorë

LEXO EDHE:  Muaji i Mjaltit: Cila është historia e vërtetë e kësaj tradite romantike

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  E detyrojnë të heqë tatuazhin e nënës/Blushi tregon historinë: Bëhuni pak njerëzorë

LEXO EDHE:  Muaji i Mjaltit: Cila është historia e vërtetë e kësaj tradite romantike

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: