LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto+video/ Pamjet ekskluzive nga tragjedia në Genova

14 Gusht 2018, 17:29, Aktualitet CNA
Foto+video/ Pamjet ekskluzive nga tragjedia në Genova

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Genova të Italisë, ku 35 persona kanë humbur jetën, ndërsa mes viktimave mendohet se ka edhe fëmijë.

Po ashtu, raportohet se edhe 13 persona kanë mbetur të plagosur, 10 të zhdukur, ndërsa 4 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Nga shembja e urës raportohet se kanë rënë edhe rreth 30 autovetura dhe 3 kamione.  Mediat vendase raportojne se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Bëhet fjalë për urën Morandi, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian. Ashtu sikurse duket edhe nga fotot dhe video e siguruar nga CNA.al, një pjesë e urës ka rënë mbi banesa e objekte të tjera.

Në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie. / CNA.al

Lajmet e fundit nga