LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ditë tmerri në Genova/ Mes viktimave dy shqiptarë

14 Gusht 2018, 21:13, Aktualitet CNA
Ditë tmerri në Genova/ Mes viktimave dy shqiptarë

Italia u përball sot me një tragjedi, ku ura Morandi në Genova u shemb, duke lënë të vdekur 35 persona dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Në mesin e viktimave, ishin edhe dy shtetas shqiptarë.

Lajmi është bërë me dije për FaxNews, nga shtetasja Marjeta Musaraj, e cila ka qenë dëshmitarë në vendngjarje.

Ajo rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar dhe tregon se çdo ditë jetonin me frikë pasi këmba e urës lëvizte.

?Një djalë 23 vjeç dhe një djalë tjetër kanë humbur jetën. Jam shumë e tronditur. Unë dëgjova se ato po i priste pronari për të punuar. Tani mora vesh se kanë vdekur të dy. Është një frikë shumë madhe sepse aty shpërthyen dhe tubat e gazit. Nuk kishte të bënte me stuhinë, thonë që ka rënë një rrufe, por ajo kishte nevojë që të rindërtohej. Por aty është faji i atyre që nuk e rindërtojnë. Kishin 3 muaj që punonin punëtorët aty. Nga dita në ditë ajo dëgjohej dhe më shumë. Këmba e urës lëvizte. Rrezikon që të bie dhe pjesa tjetër dhe aty ka çisterna të gazit. Fati më i madh që nuk ka rënë e gjitha dhe është shkëputur e gjitha”, tha shqiptarja.

 

Lajmet e fundit nga