LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 vjetori i ndarjes nga jeta të gjeniut, bota e filmit kujton Robin Williams!

14 Gusht 2018, 09:40, Kulturë CNA
4 vjetori i ndarjes nga jeta të gjeniut, bota e filmit kujton Robin

Në 11 Gusht të 2014 do ti jepte fund jetës një nga komedianët më të mëdhenj të historisë së filmit, Robin Williams, duke shuar një nga grimcat e magjise që e bënin botën më të qeshur, e duke lënë një trashëgimi të pasur me aktrim brilant dhe batuta të paharrueshme.

I lindur në Chicago në korrik të viti 1951, Wwilliams filloi në skenën e stand up-it në San Francisco karrierën në komedi, ku edhe pse u përball me shumë presion, I cili më vonë do ta bëntë të binte pre e abuzimeve me alkolin, arriti të vazhdonte përpara duke siguruar disa disa role të vogla në television. Më vonë u bë pjesë e show-t televiziv Mork & Mindy ku dhe fitoi famën si një mjeshtër I improvizimit, gjë që I siguroi rolin e Popeye e nga këtu karriera e tij nuk pati të ndalur.

Në 1982 erdhi ?The world according to Garp?, ku tregoi cilësitë si një përcues I natyrës njerëzore në mënyrë të përkyer te publiku, vazhdoi me performanca të fuqishme te ?Good Morning, Vietnam?, ?Dead Poets Society? dhe ?Good Will Hunting?, film I cili I siguroi dhe një Oscar por dhe vlerësimin për buzqëqeshjen më të bukur të kapur ndonjëherë në film. Gjithsesi asnjëherë nuk ndaloi së dhuruari të qeshura me role në filma si ? Mrs Doubtfire?, ?Hook? apo ?Jumanji? dhe të mos harrojmë  të famshmin Xhindin e Aladinit.

E pabesueshme është se si gjatë gjithë kohës që I prezantonte botës nayrën e tij komike, të qetë dhe shumë të dashur, ndërkohë vuante nga depresioni por këtë zgjodhi ta mbajë për vete. Ai ishte një qënie njerëzore si të gjithë,  kërkonte dashuri dhe mirësi nga të tjerët, e sic thuhej në rrëfimin e tij, në momentin kur e pa që askush nuk mund të ja dhuronte më këtë atij, vendosi ti japë fund jetës në moshën 63 vjecare.

Të shumtë kanë qenë aktorët e famshëm të cilët kanë luajtuar përkrah tij ose thjeshtë e kanë pasur idhull, qe e kanë kujtuar në ditën e ndarjes nga jeta duke shprehur dhe dashurinë që kanë për figurën e tij. Jo më të pakët kanë qenë dhe fansat, të cilët të qeshurat ja kanë borxh këtij aktori shumë të talentuar. E këtu nuk mbetemi pas as ne, që njësoj si moshatarët tanë në vende të tjera të botës, jemi rritur me filmat e Robin dhe sot e kujtojmë në 4 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Lajmet e fundit nga