LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia me tetë viktima/ Ditë zie në Selenicë

13 Gusht 2018, 07:42, Aktualitet CNA
Tragjedia me tetë viktima/ Ditë zie në Selenicë

Pas tragjedisë së Selenicës, ku mbetën të vrarë tetë persona, pas ekzekutimit në mënyrë makabre nga i afërmi tyre Ritvan Zykaj, kjo e sotmja është shpallur ditë zie.

Vendimi për shpalljen e ditës së zisë u mor nga Këshilli Bashkiak i Selenicës në nder të viktimave të vrara.

Tre ditë më parë, pasditen e së premtes, lajmi i kobshëm për vrasjen e 8 pjesëtarëve të fisit Zykaj bëri jehonë deri tek mediat ndërkombëtare.

Kujtojmë këtu se 24- vjeçari Ritvan Zykaj në orën 11:00 del para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa mbahet nën arrest nën akuzën ?vrasje në rrethana cilësuese të 2 ose më shumë personave?.

Viktimat e tragjedisë janë:
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit) /CNA.al

22:57 Aktualitet

Grabitje në Korçë

Rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se kat...

Lajmet e fundit nga