LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra e Selenicës/ Analisti i njohur ka një kërkesë për politikën

13 Gusht 2018, 16:27, Aktualitet CNA
Masakra e Selenicës/ Analisti i njohur ka një kërkesë

Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar ngjarjet e fundit në Shqipëri, në një analizë për gazetën ?Panorama?.

Gjekmarkaj është ndalur tek masakra e Selenicës, duke u shprehur se një makabritet i tillë, nuk ishte regjistruar vitet e fundit.

Ai ka dalë kundër deputetëve, të cilët fajësuan Ramën për këtë tragjedi, duke u shprehur se Kryeministri ka gjëra të tjera për tu kritikuar, ndërsa për këtë rast nuk ka faj.

Ndër të tjera Gjekmarkaj ka cituar një gazetare, e cila është shprehur se në Vlorë ka 1800 persona me probleme mendore dhe lutet që kryetarët e partive kryesore, të mos i bëjnë pjesë të parlamentit.

Pjesë nga shkrimi

Zakonisht njerëzit e nënvlerësojnë muajin Gusht, duke hequr nga kalendari çdo punë me rëndësi! Parlamenti, qeveria, politikanët, administrata e pas tyre qytetarët si Muça pas daive fusin kokën në hije. Kush pushon e shijon rehatinë dhe prehjen e vërtetë, disa iluzionin e saj.

Ky muaj u rebelua dhe s?e pranoi degradimin, duke na kujtuar se ?çështjet e marrëzisë? mbeten themelore në mesin tonë! Siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë, një tip i dërhystë, me shikim nursëzi, nevriku tipik i shoqërisë bashkëkohore dhe mbi të gjitha me ftohtësi dhe qetësi kriminale të pashembullt vrau tetë veta në Selenicë të Vlorës, se nuk paskësh duruar dot akuzën e hajdutit të pulave!

Më pas, gjithësa e konturoi me makabritet duke filmuar viktimat e pafajshme dhe shpërndarë si trofe të ?trimërisë? së tij në Facebook! Bestialiteti, kriminaliteti dhe çmenduria nuk ishin strukturuar asnjëherë kësisoj në këto vite lirie! Mund të thuhet me gojën plot se në Shqipëri gjithçka është e mundur! Realiteti e mund fantazinë, kjo e fundit e bën të parin gjithnjë e më të përzishëm, të frikshëm e të panjohur.

Politikanët bënë adetet e tyre. Disa ja lanë fajin Kryeministrit për tragjedinë e Selenicës! Nuk kuptohej bash mirë ku e kishte fajin ai, a thua sikur nuk ke për çfarë ta akuzosh tjetër babushin e rilindjes! Një gazetare tha se ne qytetin e Flamurit e ?Gunës përmbi tela? ku kaq e kaq sakrifica u bënë që vatani të shkonte mbroth e nuk u realizua ëndrra krejt siç dëshirohej, gati 1800 veta paskan lojtur nga fiqiri!

Lusim Zotin që Rama, Basha dhe Kryemadhi nuk i fusin në listë kur të jenë zgjedhjet e ardhshme, se çojnë dorën në allti pa të keq, megjithëse shume prej tyre kur janë bërë deputetë janë shëruar e qetuar si kurrkush!/CNA.al

Lajmet e fundit nga