LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëzohet Turqia/ Pritet ti japë lirinë pastorit amerikan

13 Gusht 2018, 20:08, Aktualitet CNA
Dorëzohet Turqia/ Pritet ti japë lirinë pastorit amerikan

Çështjes së pastorit amerikan, i cili mbahet në arrest shtpie në Turqi duket se po i vjen fundi. Mediat e huaja, citojnë një burim nga ambasada e SHBA-ve në Turqi, i cili thotë se pastori do të lirohet me 15 gusht.

Ky lajm është mohuar nga amabasada amerikane megjithatë Erdogan pritet ti japë lirinë pastorit, për ti dhënë një sinjal bashkëpunimi SHBA-së.

Andrew Bunson u mbajt disa muaj në burg dhe më pas kaloi në arrest shtëpiak. Ai u akuzohet nga autoritetet turke për bashkëpunim me grupin e Fetullah Gulen, i cili akuzohet si përgjegjës i grushtit të shtetit.

Ndërkohë së fundmi Turqia dhe SHBA janë përfshirë në një konflikt tjetër me karakter ekonomik. Kjo për shkak të rënies së lirës turke, pas rritjes së tarifave të importit për çelikun dhe aluminin nga administrata e Trump. /CNA.al

Lajmet e fundit nga