Connect with Us

Berisha thirrje për revolucion/ Luli vijon pushimet

Aktualitet

Berisha thirrje për revolucion/ Luli vijon pushimet

Publikuar

-

berisha e mori kamarier e beri miliarder

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa ka reaguar në lidhje me protestat në Rumani, ka bërë thirrje për përmbysjen e regjimit të majtë në Shqipëri.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha fton të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor kundër qeverisë.

“Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Te dashur miq, prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.

Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullor, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi.

LEXO EDHE:  Rama kthen përgjigje për tryezën në Kuvend/Çfarë do të bëjë PS që nesër?

Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madh te historise tone. Fitore! Sb”-shkruan Berisha në postimin e tij.

Por, ai që duhet të protestojë fort dhe të ngrejë zërin kundër kësaj qeverie, kreu aktual i PD, ka marrë pushimet.

Duke qënë se Basha është lodhur shumë gjatë këtij viti duke bërë zjarrfikësin e urrejtjes popullore kundër Ramës, kjo e vërtetuar më shumë se një herë, tashmë ka marrë pushimet. Në fillim shkoi të ujiste tulipanët dhe të ajroste vilën e tij në Hollandë, ndërsa tani po merr ca rreze dielli në bregdet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja në ish-bllok/ Truproja i Elvana Gjatës fiton lirinë

Publikuar

-

Nga

Ish-komandoja Meviol Bilo u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës për plagosjen e rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënua me 7 vite burgim, shkruan BË.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj. Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta.

Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës ekstreme, gjykatësi paraprak i pushoi ish ushtarakut akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës. Nga ky moment, Bilo mund të dalë në liri, përderisa është shuar edhe masa e sigurisë për të. Ai jetoi në arrati që nga mbrëmja e ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  Basha, “show” me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë/ Disa përgjigje që çdo demokrat kërkon nga Bujar Nishani?

LEXO EDHE:  Pas Librazhdit, Basha ‘zbarkon’ në Përrenjas/ Të djathtë e të majtë të votojnë ndryshimin

Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, të cilët u mbrojtën në proces nga mbrojtësit Bengasi dhe Elton Hyseni, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jakat e bardha” mundin SPAK-un?/ Arben Kraja, peng i aferës më të madhe korruptive

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e cila drejtohet nga Arben Kraja u formua me 19 Dhjetor 2019.

Pritshmëritë e qytetarëve përballë SPAK-ut ishin të mëdha. Por, kur ka kaluar rreth një vit e gjysëm nga krijimi, SPAK nuk është përmendur për ndonjë dosje hetimore, ku objekt janë zyrtarë të lartë si nga politika dhe drejtësia.

SPAK deri më tani ka vijuar në gjurmët e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, me dosjet që kanë nisur hetimet para formimit të SPAK.

Por, pas formimit të tij nuk ka dalë në dritë ndonjë hetim për korrupsion të lartë, të paktën zyrtarisht.

Gjatë kësaj periudhe, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë vënë nën hetim vetëm dy kryetarë bashkie,  anëtarin e KPA-së, Luan Dacin dhe Ylli Ndroqin.

Ndërsa hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilin SPAK e trumbeton si sukses të tij, kanë nisur që në kohën kur funksiononte Prokuroria për Krime të Rënda.

Janë të shumta aferat korruptive, ndërmjet tyre ajo e inceneratorëve,  që duhej të ishte hetuar me urgjencë. Por, SPAK, duket se ka zgjedhur t’i bëjë karshillëk aferës korruptive më të madhe të inceneratorëve.

CNA.al ka sjellë herë pas herë fakte të dokumentuara që do t’i mjaftonin SPAK-ut, jo vetëm për të nisur hetimet por edhe për t’i përfunduar.

Vitin e kaluar Arben Kraja doli në media, ku deklaroi se kanë nisur hetimet për aferën më të madhe korruptive atë të inceneratorëve,  pas padive të bëra nga Nisma Thurje, nga Partia Demokratike, por edhe në mediat investigative, përfshirë dhe CNA.al.

“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, ka  thënë Kraja për Euroneës Albania, në Tetor të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Dje firmosi marrëveshjen me Bashën/ Bamir Topi jep dorëheqjen nga FRD

LEXO EDHE:  Pas Librazhdit, Basha ‘zbarkon’ në Përrenjas/ Të djathtë e të majtë të votojnë ndryshimin

Por, që prej atëherë, nuk është dëgjuar më për aferën korruptive me vlerë 400 milion euro.

Çfarë ndodhi me këto hetime?  Pse Arben Kraja hesht sot? Apo Arben Kraja u ble, nëse po nga kush?

Në një kohë kur nuk mungojnë faktet, indiciet të çojnë në dyshime se Kraja po përdor institucionin e SPAK-ut për interesa të caktuara, derisa nuk zbardh aferat e rënda korruptive.

Është e  provuar me fakte dhe dokumente afera korruptive e inceneratorëve . (Lexo këtu)

Vetëm Arben Kraja nuk i sheh dot apo bën sikur nuk i sheh se si zhvaten taksat e shqiptarëve për interesa të caktuara një grupi personash të lidhur me Qeverinë.

Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre./CNA.a

 

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Heqja e kufizimeve/ Ambasada gjermane sqaron shqiptarët, çfarë duhet të dini

Publikuar

-

Nga

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar, pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasada gjermane shkruan se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Sipas ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimi.

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani ✅✅✅
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore
️, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.”-thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

LEXO TE PLOTE