Connect with Us

Basir Çollaku debate me kolegët/ Merr përgjigjen, mos shiko ëndrra me deputetë, Luli të gënjen

Aktualitet

Basir Çollaku debate me kolegët/ Merr përgjigjen, mos shiko ëndrra me deputetë, Luli të gënjen

Publikuar

-

Ditën e djeshme pas një thashethemi të publikuar nga faqja “Lolita” lidhur me një lajm për bisnesmenin Samir Mane, ka reaguar gazetari Artan Hoxha, i cili me fakte ka nxjerrë gënjeshtar edhe gazetarin Basir Çollaku.

Artan Hoxha ka treguar me fakte se në serverat e kompanisë së sigurisë është vërtetuar e kundërta e asaj që Çollaku ka shkuar në rrjetet sociale, i bërë lajm nga CNA.al.

Pas këtij momenti gazetari Basir Çollaku ka reaguar për lajmin e publikuar nga CNA.al, dhe ka ftuar në debat editorin e agjencisë së lajmeve, Elvi Fundo.

Fundo është shprehur se lajmin e ka bërë stafi dhe ka ironizuar Çollakun duke i thënë që të mos shohë ëndërra me mandate deputeti pasi Luli nuk ka për ta bërë kurrë.

LEXO EDHE:  Kasaphana e së premtes/ Artan Hoxha jep alarmin

“Ke lajthitje ne objekt e para. E dyta lajmin e ben stafi e treta une e pashe tek Top Channel live Zamirin me ish zedhenesen e PD 4 apo 5 dite me pare rreth 48 ore sa filloi ky thashethemi. Artan Hoxha eshte keq byrazer kur te genjejne njehere dhe shpreson se Luli me aq e mbyll dhe heren tjeter do ta beje deputet Basirin.
Ty ste falen thashethemet Basir dhe une se kam fshehur kurre qe jam pro biznesit si i djathte dhe nga nje familje qe diktatura i ma marre pasuri sa Luli me kunatin nuk i bejne dot per 20 vite ortakeri e gjoba me Ramen. Tung e mos shpreso kot do te genjeje serish”,- shkruan Fundo. /CNA.al

Artan Hoxha nxjerr gënjeshtar Basir Çollakun dhe  “Lolitën”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Publikuar

-

Nga

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Pala greke ka mbyllur pak minuta më parë orarin zyrtar të punës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë regjistruar radhë kilometrike.

Mësohet se ndonëse është mbyllur pika kufitare, automjetet vijojnë të kenë radhë të gjata.



Qytetarëve i duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë për të mbajtur radhën dhe për të pritur që të rifillojë edhe njëherë puna.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha “dush të ftohtë” Sandër Lleshajt

LEXO EDHE:  Video-"Asgjë nuk harrohet...."/ Artan Hoxha: Ja si e mikpriste Berisha Metën në Tropojë, në 2001-shin

Ndërkohë, raportohet se puna për kontrollin e qytetarëve që duan të kalojnë drejt Greqisë do të fillojë në orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Publikuar

-

Nga

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Kaosi i krijuar në pikat kufitare me Greqinë, ku mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej ditësh, nuk ka gjetur edhe sot zgjidhje.

Më herët Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u nisën drejt Kakavijës  por ajo cka është arritur deri më tani, është shtyrja me vetëm një orë e mbylljes së kufirit.



LEXO EDHE:  Sherr për "drogimin" e bletëve!/Biba e qetëson, Manjani tallet me të!

Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, mësohet se ky i fundit u ka komunikoi qytetarëve se pala greke në orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Publikuar

-

Nga

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t’i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave.

Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri.

Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve.

“Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohen nga Aeroporti dhe do të monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet në vendimin e qeverisë.

LEXO EDHE:  Pezullimi i prokurorit Braho/ 70 dosjet i kalojnë me short 9 kolegëve



Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare me vendet e rajonit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  Përgjimet e Salianjit/ Artan Hoxha: Gjithçka e keni montazh

Pikat kufitare që do të hapen janë: Shishtavicë, Orshuq, Borje me Shqipërinë, Glloboqicë, Stanqiq me Maqedoninë e Veriu si dhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak me Serbinë.

Qeveria e Kosovës në qershor vendosi për rihapjen e kufijve tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, përmes atij vendimi nuk ishin hapur të gjitha pikat kufitare me vendet e rajonit.

Qeveria ka sqaruar se mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës./REL

LEXO TE PLOTE