Spartak Ngjela flet me emra/ Akuza të forta Ramës, Metës dhe Berishës  – CNA
Connect with us

Aktualitet

Spartak Ngjela flet me emra/ Akuza të forta Ramës, Metës dhe Berishës 

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela vijon të drejtojë akuza të forta ndaj klasës politike shqiptare.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se “Shqipëria e ka këtë çast kohën historike të reformimit të saj gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.”

Por, nga ana tjetër ai akuzon politikën shqiptare se nuk është me shqiptarët, por me pushtuesit e territoreve shqiptarë, sipas tij njëlloj si në 100 vjet ekzistencë të shtetit shqiptar.

Ndërsa më tej, Ngjela thekson se “Lidershipi i politikës shqiptare në Tiranë, në të dyja krahët, është i korruptuar dhe i kapur në korrupsion. Ky fakt i përplas liderët, që janë patologjikë për pushtetin, me rrezikimin e pushtetit të tyre politik.”

Ngjela në postimin e tij shkon edhe më tej, ndërsa shprehet se “Shqiptarët po ndihmohen realisht fort nga politika amerikane. Dhe kjo ndihmë do të vijojnë derisa t’i eliminojnë nga skena të gjithë të korruptuarit e korrupsionit kryeministror trefish në Tiranë: korrupsionin Berisha, Meta, Rama.”

Postimi i plotë:

Politika shqiptare sot, është një politikë e nivelit të dobët, kurse Shqipëria e ka këtë çast kohën historike të reformimit të saj gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

I. Jajnë dy shtete shqiptarë në Ballkan, dhe politika shqiptare nuk din të bëjë asgjë në dobi të gjithëshqiptarizmës ballkanike. Kjo, sepse lidershipi aktual politik nuk është me shqiptarët, por me pushtuesit e territoreve shqiptarë. Njëlloj si në 100 vjet ekzistencë të shtetit shqiptar.
Serbia, pushtuese e madhe territoresh shqiptare, është e mundur në luftë, dhe e trembur, kurse politika shqiptare në Kosovë dhe këtu në Shqipëri, është në nivel të dobët.

Po ç’kanë qenë serbët deri në mesjetë? Të gjithë kanë qenë “kalorës të lirë” që e endeshin në Perandorinë Osmane. Nuk ka kombësi etnike serbe. Të gjithë mbretërit serbë kanë qenë shqiptarë. Edhe themeluesi i tyre Karagjergjoviç, nga Klememdi ka qenë, Gjergji i Zi e ka pasur emrin.
Në Manastirin e Hilandarit, në malet e Pindit në Greqi, është bllokuar i gjithë dokumentacioni shqiptar aty. Aty është kurorëzuar Skënderbeu, se manastiri ka qenë nën mbrojtjen e kastriotëve. Në Hilandar nuk lejohet të hyjë kush, se quhet enklava serbe, dhënë Serbisë nga grekët për të fshehur historinë e Shqiptarëve.
Aty, në Hilandar, do të shihni që mbreti i famshëm serb, Stefan Nimani, ka varrin e tij ku mbi të shkruhet: Rex magnum albanesis – mbreti i madh i shqiptarëve. Kurse serbët mburren me të si mbretin e tyre. E kuptoni se ku janë shqiptarët?

Të gjitha këto janë histori që nuk mund t’iu hyjë dot lidershipi i korruptuar i sotëm dhe pa dije shqiptar. Por pyetja që duhet të ngrihet këtu është kjo: a do t’i ndihmojë politika amerikanë shqiptarët që të nxjerrin në dritë të vërtetat historike që fshihen në Manastirin e Hilandarit në malet e Prindit në Greqi?
Sepse dihet që, korrupsioni kryeministror shqiptar Rama – Berisha është kundër historisë së Shqipërisë.

ll.Cila është situata aktuale në Shqipëri.

Lidershipi i politikës shqiptare në Tiranë, në të dyja krahët, është i korruptuar dhe i kapur në korrupsion. Ky fakt i përplas liderët, që janë patologjikë për pushtetin, me rrezikimin e pushtetit të tyre politik.
Atëherë çfarë mund të presin nga Rama, Berisha dhe Meta shqiptarët kur këta, të kapur në korrupsion, janë gati të luajnë çdo kartë për interesin e tyre vetjak? Asgjë. Vetëm shitjen e interesit kombëtar të fqinjët pushtues.

Këtu qëndron në fakt konflikti i sotshëm midis shqiptarëve dhe lidershipit të tyre politik. Por kjo është arsyeja që kryeministri shqiptar Rama, shkon në Stamboll si pashallarët e qëmotit, për të ndaluar tempin amerikan të ristrukturimit të botës shqiptare sipas një koncepti perëndimor të drejtësisë dhe demokracisë që ajo po kërkon të vendosë në Shqipëri. Është naiv, i paaftë dhe me ligësi antishqiptare. Njëlloj si Berisha.

Po kjo është fatkeqësia e fundit e Shqipërisë, sepse kjo klasë politike e korruptuar tani është drejt likuidimit të saj të plotë. Ajo ka vdekur, sepse Serbia është mundur në luftë pikërisht për dorëzimin e territoreve shqiptarë të pushtuara prej saj: dhe do t’i dorëzojë. Lira turke dhe Erdogani i Ramës po shikojnë në faliment.
Po Rama me antiamerikanizmin e tij ku ndidhet ndërkaq? Pas Erdoganit, sigurisht, në ecje drejt degradimit politik, por ky do ta ketë procesin e ndëshkimit dhe konfiskimit në Tiranë njëlloj si Berisha Meta dhe Basha.
Nuk kanë shpëtim.

lll. Në një kohë kur politika shqiptare duhej të drejtohej nga aftësia intelektuale, dhe vendosmëria për rivendosjen e prestigjit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor, liderët shqiptarë në Tiranë janë të denatyruar nga korrupsioni.
Si gjithmonë në historinë tonë.

Po në Prishtinë? Edhe atje po e denatyron korrupsioni politikën. Veçse në Prishtinë është edhe fenomeni agjenturor serb. Është fenomen i vjetër, por të gjithë këta serbofilë që janë në politikë, kuptohen sapo hapin gojën.
Gjithsesi, në Kosovë situatën e kanë në dorë vetë amerikanët, dhe lidershipi drejtues nuk lëviz dot drejt Beogradit apo Moskës, si këta tanët nëTiranë. Kurse Erdogani me neoosmanizmin e tij që paguhej nga serbët në Prishtinë dhe qytetet e tjerë të Kosovës, tani falimenton, dhe dhe kjo sigurisht që do të ndihet shumë në Beograd.

LEXO EDHE:  Ironia e ish-deputetit socialist/ Tregon çfarë e lidh Edi Ramën me Enver Hoxhën

Nga të tërë këta liderë shqiptarë, më guxim patriotik po tregon Ramush Haradinaj. Dhe është kryeministër i përkrahur plotësisht nga Uashingtoni. E kundërta e kryeministrit me ligësi antishqiptare që është në Tiranë dhe mendon që me Berishën dhe Erdoganin do të mundë politikën amerikane në Ballkan.(!)
Por, gjithsesi, duhet theksuar se të gjithë këta kanë kohën kundër dhe realisht nuk mund të bëjnë dot asnjë lëvizje bllokuese.

Shqiptarët kishin 200 vjet që po prisnin një kohë si kjo, sepse ka 200 vjet që janë të luftuar me shfarosjen e tyre nga fuqitë e mëdha dhe nga fqinjët e tyre.
Ka qenë një armiqësi e ligë fakti historik që me tendencë keqdashëse Perandoria Osmane, Franca, Rusia dhe serbët e grekët, kanë dashur të eliminojnë zotërit e Gadishullit Ilirik. Ka pasur shumë interesa këtu, por më thelbësorja ka qenë pozicioni gjeografik dhe gjuha shqipe.

Më e egër kundër shqiptarëve si etni, deri në vitin 1840, ka qenë Perandoria Osmane, për që nga ky vit dalin në skenë Serbia, Greqia dhe Rusia. Të gjithë bashkë kundër popullit më të vjetër të Europës, që në fakt iu ka dhënë vetë gjuhët e tyre lokale.
Dyzet përqind e gjuhës së sotme greke vjen nga shqipja, e gjithë mitologjia e famshme greke, shpjegohet me gjuhën shqipe; dyzet përqind e popullsisë serbe, ka origjinë nga katolikët shqiptarë, të dhunuar nga Stambolli antikatolik, dhe të fshehur nën suazën e kishës ortodokse serbe.

Afër gjysma e Greqisë është me arvanitas që flasin shqip, një përqindje e madhe e tyre, janë katolikë të veriut shqiptar që shpërnguleshin nën suazën e kishës ortodokse greke për të mos braktisur kristianizmin. Si ata të tjerët katolikë e ortodoksë shqiptarë që, për t’i shpëtuar ndjekjes vdektare të turqve, pas vdekjes së Skënderbeut, ikën më tmerr për të shpëtuar kokën dhe fenë. Më shumë se një milionë arbër-shqiptarë ikën në Itali dhe në vendet përreth, në Korsikë deri në Spanjë, por edhe në Greqinë e shkatëruar nga shekujt. Kurse shqiptarë katolikë i ke sot me shumicë në Kroaci e në Mal të Zi dhe në Serbi, por edhe një shumicë ortodokse shqiptare që është shkruar sllave në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Sot, si ndryshim i gjëndjes në favor të shqiptarëve, janë 250 mijë ortodoksë në Maqedoni që janë deklaruar shqiptarë. Edhe në Greqi, në Çamëri, ortodoksët shqiptarë po flasin hapur shqip kudo, në të gjithë qytetet e Çamërisë.

lV. Koha e solli më në fund që forcimi i Shqipërisë dhe dalja në histori e Kosovës do të fillojë procesin e rigjenerimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Ja, mu këtu e zë fillin e vet armiqësia sllavë, greke dhe ruse që kërkon që, me anë të lidershipit politik të korruptuar shqiptar të bllokojë zhvillimin gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Por tani ka rënë përfundimisht e gjithë propaganda serbo-greke që shqiptarët janë turq apo osmanë, se koha i përmbysi. Dalja e Shqipërisë nga izolimi e tregoi qartësisht karakterin perëndimor të ndërtimit shpirtëror shqiptar: bota e zhvilluar pa shqiptarë, të krishterë dhe muslimanë, bashkë në harmoni fetare, dhe provoi shkencërisht që shqiptarizmi i shqiptarëve është qytetërimi perëndimor që dominon njëlloj mbi të tria fetë në shoqërinë shqiptare.

Të gjithë sot janë të qartë që në Shqipëri nuk ka këmbë turku;
Të gjithë elitat perëndimore e dinë që gjuha shqipe është një thesar i qytetërimit perëndimor;
Të gjithë historianët e spikatur dhe të gjitha katedrat e historisë në Amerikë e dinë dhe po e shkruajnë që shqiptarët janë populli më i vjetër dhe me rezistent i Europës;
Kurse politika amerikane është afektuar me theks të madh historik në aleanca me Shqipërinë, Kosovën dhe me të gjithë shqiptarët e Ballkanit Perëndimor.

Pikërisht në një kohë si kjo, shqiptarët drejtohen nga korrupsioni i madh dhe atishqiptarizmi.
Kjo ishte një fatkeqësi historike, por që për shumë arsye që kanë të bëjnë me të ardhmen, në këtë aksident historik, shqiptarët po ndihmohen realisht fort nga politika amerikane.

Dhe kjo ndihmë do të vijojnë derisa t’i eliminojnë nga skena të gjithë të korruptuarit e korrupsionit kryeministror trefish në Tiranë: korrupsionin Berisha, Meta, Rama.

Aktualitet

Doni që një mashkull të çmendet pas jush? Ja cfarë cilësie duhet të keni në karakterin tuaj

Publikuar

-

Do të gënjenim nëse do të thonim se pamja e jashtme nuk është edhe aq e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli.
ër çdo vajzë ta bësh një mashkull të çmendet pas teje dhe ta kesh gjithmonë pranë, kjo është arritje.
Por a e dinit se tipari që tërheq më shumë një mashkull tek vajzat është pavarësia?

Nga disa studime që janë bërë ka rezultuar se vajzat e pavarura janë të sigurta, kanë vetëbesim dhe luajnë sipas rregullave të tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd tjetër përveç vetes për të vërtetuar se kush janë ato në të vërtetë.
Atëherë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, ato nuk janë partneret kryesuese sepse janë të zëna duke u dhënë drejtim jetës së tyre. Ato e dinë se kur dhe çfarë të japin pa qenë imponuese dhe kanë mjaft besim për të vazhduar vetë përpara. E normalisht kush do ishte ai mashkull që nuk do ta pëlqente këtë gjë!

LEXO EDHE:  “Kolapsi në sistemin e drejtësisë”/ Berisha takim me përfaqësues të OSBE

Pavarësia është një karakteristikë, jo lojë. Meshkujt e vlerësojnë këtë cilësi shumë pasi tregon se partnerja e tyre nuk i përkushtohet vetëm atij edhe në momentet që nuk duhet, duke menduar se kjo i pëlqen partnerit të saj.
E pra vajza zgjidhni të jeni të lira, të pavarura nga askush për të vepruar dhe jetuar jetën tuaj në mënyrën tuaj. Mos u mundoni të silleni si të tilla por duhet ta gëzoni këtë karakteristikë, ju që e keni jeni shumë me fat

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kujdes! Smoothie juaj nuk duhet të ketë kurrë këto 3 përbërës

Publikuar

-

Smoothie është mënyra më e shpejtë për të marrë lëndet ushqyese për të cilat organzimi ka nevojë. Mënyra e shëndetshme e përgatitjes na siguron që gjatë procesit të shtyrdhjes përbërësit nuk humbasin asnjë vitaminë, megjithatë ekzistojnë disa përbërës të ndaluar që nuk duhet t’i shtojmë në këtë pije.

1.Proteinat në trajtë pluhuri

E mira është që proteinat të merren nga burimet e para që përfshijnë vezët, mishin, ushqimet e detit, nënproduktet e qumështit etj.

2.Zarzavate të thata (jeshillëqe)

Veç frutave të thata, të gjitha perimet dhe frutat e tjera kanë më shumë vlera ushqyese kur janë të freskëta. Nëse këto të fundit janë të “dehidratuara” pra u mungon uji, organizmi nuk është në gjëndje të përthithë prej tyre lëndët ushqyese.

LEXO EDHE:  Video-Si në mesjetë, fëmijët privohen nga shkolla/ Qytetari paralajmëron Ramën

3.Zgjidhni gjithnjë perimet e freskëta ose të ngrira, pasi janë më të shëndetshme në krahasim me ato të thata.

Xhenxhefili i freskët nëse është i prerë në kubikë kërkon ujë të nxehtë që t’i lirojë vlerat ushqyese, ndaj nëse është i shtuar në këtë formë në smoothien tuaj, ju nuk do të përfitoni shumë prej tij. Mënyra më e mirë është ta shtoni në smoothi si pluhur, pasi vetëm në këtë mënyrë ju do të merrni çdo vlerë nga kjo rrënjë magjike.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atletico hakmerret ndaj Real/ I shënon 4 gola dhe ngre Superkupën e Europës

Publikuar

-

By

Atletico e Madridit është zyrtarisht fituese e Superkupës së Europës.

Të besuarit e Simeone arritën të mposhtnin Realin e Madridit me rezultatin e thellë 4-2, duke u hakmarrur në njëfarë mënyre për finalet e humbura.

Pjesa e parë e 90 minutëshit u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku për Atleticon shënoi Diego Costa, ndërsa për madrilenët Benzema.

Në të dytën ishte Reali që kaloi në avantazh me Ramos, rezultat ky që zgjati deri në minutën e 78, ku Costa ndëshkon për herë të dytë madrilenët.

LEXO EDHE:  Video-Vangjush Dako përfshihet në skandal/ Në Durrës plasin ujërat e zeza

Ndërkohë shtesa ka folur tërësisht për Los Colchoneros, të cilët gjejnë dy herë të tjera rrjetën me Saul dhe Koke, duke e vulosur sfidën në rezultatin 4-2.

Kjo është hera e tretë që Atletico e Madridit ngre Superkupën e Europës./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:39 - 15 August, 2018

Atletico hakmerret ndaj Real/ I shënon 4 gola dhe ngre Superkupën e Europës

Atletico e Madridit është zyrtarisht fituese e Superkupës së Europës. Të besuarit e Simeone arritën të mposhtnin Realin e Madridit...

Aktualitet23:21 - 15 August, 2018

“Do bëhet baba”/ Gruaja tregon se si i shpëtoi vdekjes i fejuari në Genova

Dita e djeshme ka qenë një tragjedi për Italinë, pas shembjes së urës së“Moradit” në Genova. 39 persona humbën jetën...

Aktualitet23:17 - 15 August, 2018

Atletico “vë përfund” Realin/ Shënon edhe golin e katërt

Atëhere kur pritej kundërpërgjigja e Real, Atletico Madrid ka ndëshkuar për herë të katërt madrilenët. Për Atleticon ka shënuar Koke...

Aktualitet23:10 - 15 August, 2018

Atletico Madrid një hap larg trofeut/ Saul gjen rrugën e rrjetës

Aletico e Madridit ka kaluar sërish në avantazh me Saul. Të besuarit e Simeones ndëshkojnë për herë të tretë Realin...

Aktualitet23:03 - 15 August, 2018

Një shqiptare në politikën belge

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i...

Aktualitet23:02 - 15 August, 2018

Nuk ka fitues në 90 minuta/ Superkupa e Europës vendoset në shtesë

Kanë përfunduar në barazim 90 minutat në sfidën e Superkupës së Europës ndërmjet Realit të Madridit dhe Atleticos së Madridit....

Aktualitet22:53 - 15 August, 2018

Krimineli më i kërkuar i Meksikës/ Prokuroria ofron 1.6 milion dollarë për kokën e tij

Prokuroria meksikane ka bërë njoftimin, se do të ofrojë shpërblimin prej 30 milionë pesos, afërisht 1.6 milionë dollarë, për këdo...

Aktualitet22:46 - 15 August, 2018

Baraspeshë në derbin e Europës/ Diego Costa ndëshkon për herë të dytë Realin

Atletico ka arritur të gjejë baraspeshën falë Diego Costës. Spanjolli gjeti për herë të dytë rrjetën e Realit të Madrididit,...

Aktualitet22:38 - 15 August, 2018

Ramos kalon në avantazh Realin e Madridit

Reali i Madridit ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Atleticos, të vlefshme për finalen e Superkupës së Europës. Goli...

Aktualitet22:32 - 15 August, 2018

Tmerruese/ Tufa e luanëve sulmon vizitorët (Video)

Katër persona në Britaninë e madhe ka përjetuar momente tmerri ditën e sotme. Teksa ishin duke vizituar kopështin zoologjik në...

Aktualitet22:28 - 15 August, 2018

Tragjedia në Genova/ E shtuna ditë zie, varrosen viktimat

Qeveria italiane ka marrë vendimin për ta shpallur ditën e shtunë, si ditë zie. Sipas mediave italiane po në këtë...

Aktualitet22:23 - 15 August, 2018

U arrestua për mbështetje ndaj Gulen/ Lirohet shefi i Amnesty International

Shef i Amnesty International në Turqi, Taner Kilic është liruar nga një gjykatë në Stamboll. Lajmi për lirimin e tij...

Aktualitet22:11 - 15 August, 2018

Superkupa e Europës/ Real dhe Atletico ndajnë nga një gol në pjesën e parë

Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë ndërmjet Realit të Madridit dhe Atleticos së Madridit, e vlefshme për Superkupën e...

Aktualitet22:08 - 15 August, 2018

Gazeta spanjolle shkuan për sopranon shqiptare/ “Është zë i rallë”

Gazeta spanjolle ”El Pais” ka shkruar një artikull për sopranon shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka mahnitur publikun spanjoll me...

Aktualitet21:52 - 15 August, 2018

Skandal/ Punëtorët e Bashkisë së Tiranës rrezikojnë jetën

Një person ka denoncuar në rrjetet sociale kushtet skandaloze në të cilat punojnë punëtorët e Bashkisë së Tiranës. Në një...

Aktualitet21:40 - 15 August, 2018

Foto/ Vazhdon betonizimi tek parku i liqenit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar projektet e Bashkisë së Tiranës tek zona e liqenit. Në një postim...

Aktualitet21:37 - 15 August, 2018

Gjyqtari Faqolli u konfirmua në detyrë pasi raporti i DSIK u rrëzua si “i pasaktë”

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin e gjyqtarit të Tiranës, Astrit Faqolli tregon se këtij...

Aktualitet21:28 - 15 August, 2018

“Kam shkruar faqet e para”/ Surpriza e radhës nga Nard Ndoka

Kreu i  Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë për emicionin “Edicionit Veror”  është shprehur, se po përgatit një jetëshkrim....

Aktualitet21:24 - 15 August, 2018

I dyshuari për terrorizëm/ Gjermania kërkon anullimin e ekstradimit për truprojën e bin Ladenit

Një gjykatë në qytetin e Bokumit në Gjermani ka urdhëruar kthimin mbrapsh të një terroristi të ekstraduar në Tunizi një...

Aktualitet21:17 - 15 August, 2018

Një raporti i Soros zbardh humbjet e Kosovës nga dialogu me Serbinë

Gjashtë ekspertë serbë kanë hartuar një raport ku kanë paraparë dy opsione për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës; e para...

Aktualitet21:11 - 15 August, 2018

Protestat në Rumani/ Berisha: Shtatori muaji i fundit i narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me reagimet në lidhje me protestat në Bukuresht. Berisha i referohet  mesazhit të një qytetari,...

Sport21:08 - 15 August, 2018

Toni parashikon golashënuesin e Seria A-së: Nuk do të jetë Ronaldo!

Ish-sulmuesi i Juventusit, Romës dhe Bajern Mynih, Luka Toni foli për “Tuttosport” për merkaton e Seria A dhe golashënuesin e...

Aktualitet21:04 - 15 August, 2018

Shokuese/ I mituri gjen nënën të therur në banesë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e sotme në një lagje të londrës. Një djalë i mitur ka gjetur të...

Aktualitet20:55 - 15 August, 2018

Foto/ Ortodoksë dhe bektashinj rihapin Kishën e Fjetjes së Shën Mërisë në Peshtan

Kisha e Fjetjes së Shënmërisë në Peshtan hapi sot dyertë pas pesëdhjetë vitesh. Kisha, e cila ishte rrënuar dhe po...

Aktualitet20:53 - 15 August, 2018

Zelanda e Re ndalon blerjen e shtëpive për emigrantët

Një shtetas i huaj në Zelandën e Re e ka të pamundur të blej një shtëpi, kjo pas një vendimi...

Aktualitet20:52 - 15 August, 2018

Cilësia e produkteve ushqimore/ Zbulohet mashtrimi me vajin e ullirit

Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër. Top Channel fakton se mashtrimi është...

Aktualitet20:35 - 15 August, 2018

Heshti për masakrën e Selenicës/ Qytetarët kryqëzojnë Ramën, pas reagimit për Genovan

Pas reagimit të kryeministrit Rama për tragjedinë e Genovas, ku humbën jetën 39 persona dhe i shprehte ngushëllime familjarëve, reagime...

Aktualitet20:30 - 15 August, 2018

U mbyt në lumin Mat/ Gjendet trupi i 46 vjeçarit

Pulumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 46 vjeçarit Arben Marku në lumen e Matit. Ky i fundit...

Trending

Read previous post:
Konflikti në Rripin e Gazës/ “Izraeli shumë pranë fitores”

Ministri i Energjisë i Izraelit, Yuval Steinitz, u shpreh se shteti i tij shtë shumë pranë rrëzimin të forcave palestineze...

Close