LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndalen tërmetet/ Lëkundje të forta regjistrohen gjatë natës

12 Gusht 2018, 08:20, Aktualitet CNA
Nuk ndalen tërmetet/ Lëkundje të forta regjistrohen gjatë

Ditën e djeshme dy tërmete kanë lëkundur vendin, duke lënë pas edhe shumë dëme materiale në qarkun e Dibrës. Por edhe në orët e natës tërmete janë regjistruar në territor.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar të paktën 10 deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

I fundit është regjistruar në orën 03:56 minuta në Bulqizë dhe ka qenë me magnitudë 1.7 rihter thellësi 23 km. Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë poshtë nën 2. 4 të shkallës rihter.

Pas tërmetit të fuqishëm që u shënua të shtunën pasdite, në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter rreth në orën 17:38 janë dëmtuar mbi 60 banesa në Qarkun e Dibrës.

Ndërkohë kryesorja në këto raste është që të ruhet qetësia dhe të qëndrohet larg objekteve që mund të rrezikohen.

Lajmet e fundit nga