LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heshtja kriminale/ Rama dhe Xhafaj “flenë” mbi kufoma

12 Gusht 2018, 08:55, Aktualitet CNA
Heshtja kriminale/ Rama dhe Xhafaj “flenë” mbi kufoma

Masakra e Selenicës, tronditi dhe shokoi të gjithë vendin.

Tetë persona përfshirë, një djalë tetë vjeç dhe një vajzë 17 vjeçe u mbetën të vrarë në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës, te premten e 10 gushtit,  rreth orës 18.00.

Viktimat janë pjesëtarë të tre familjeve të fisit Zykaj, ndërsa autor i krimit është kushëriri i tyre, 24-vjeçari Ridvan Zykaj.

Pas kësaj tragjedie, policisë iu deshën 12 orë për vënë në pranga autorin, ndërkohë përgjatë këtyre orëve e gjithë Selenica ishte në panik.

Kjo masakër, e cila bëri jehonë edhe në mjaft media të huaja, u hesht, nga Qeveria, e cila është përgjegjësja e vetme për këtë që ka ndodhur.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij vijuan pushimet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Për më tepër kryeministri Rama provokoi nga rrjetet sociale, duke iu uruar një fundjavë të qetë, gjë që shkaktoi irritimin e  mjaft qytetarëve.

Si mund jetë e qetë një fundjavë e përgjakur, një fundjavë, ku një fëmije i është marrë jeta me bukë në gojë, dhe familjarët e tij janë masakruar në mënyrë makabre.

Edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili vrapoi natën e 10 gushtit për në vendin e krimit, kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga masakra, vijon të heshtë.

Një heshtje kriminale, kjo,  që vjen nga Rama dhe Xhafaj, të cilët kanë amnistuar veten  nga përgjegjësitë, ndonëse janë rrethuar nga kufomat

Rama-Xhafaj, po fshihen pas çmendurisë me propaganda në rrjetet sociale, me moton se ?çudia më e madhe tre ditë zgjat?.

Një qeveri që mbart mbi supe jo vetëm tetë të vdekurit e masakrës së Selenicës por edhe qindra të tjerë, që janë regjistruar çdo ditë në mbarë vendin, është e rrëzuar.

Qeveria vijon pushimet të ngjyera me gjak, në vend të kishte një reagim. Por, kjo nuk ndodh se për ta, ka rend dhe qetësi dhe krimet makabare që po ndodhin çdo ditë janë thjesht imagjinatë.

Një Qeveri që ?fle?  mbi kufoma dhe që nuk guxon të marrë përsipër përgjegjësitë e saj, bën thirrje, për një reagim të fortë qytetar./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga