Connect with Us

Basha me pushime/ Përgatit qeverinë hije kundër Ramës

Aktualitet

Basha me pushime/ Përgatit qeverinë hije kundër Ramës

Publikuar

-

Ditët e fundit, Lulzim Basha ka humbur, për ata që e kërkojnë, kreu i opozitës është zhvendosur me pushime. Kuptohet që edhe lideri i opozitës do të bëjë pushime, ne nuk jemi në Rumani që të bëjmë protesta.

Lideri në mungesë i opozitës fillimisht ka shkuar në vilën e tij në Hollandë ku ka ujitur lulet dhe ajrosur shtëpinë, ndërsa më pas ka filluar të nxihet në diell.

Mësohet se në këto ditë pushimi, pas vaditjes, freskisë në Hollandë dhe çlodhjes që po bën në plazhet dhe resorted ekzotike, kanë dhënë efektet e para te Lulzim Basha. Ai ka përgatitur qeverinë hije të cilën pritet ta prezantojë në shtator.

Ashtu si CNA.al ka lajmëruar më parë, shpesh Lulzim Basha bën lista ministrash, për të nxitur strukturat e partisë, duke ju dhënë funksione dhe duke i quajtur ministra, të cilët i vendos përballë qeverisë së Edi Ramës.

Mësohet se qeveria hije e Lulzim Bashës ka disa emra të rëndësishëm dhe ka pësuar shpesh ndryshime. Kjo sipas performancës së secilit politikan rreth tij, por edhe lëpirjes që kanë pranë kunatit apo familjarëve dhe të afërmve të Lulzim Bashës.

Mësohet se ministër i Brendshëm do të jetë Ervin Salianji, i cili pas nxjerrjes së videos së audio-përgjimit me “Babalen”, tashmë e ka të padiskutueshëm këtë post.

Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të jetë ylli në ngjitje, i shkëlqyeri në shkollat britanike, në i papërsëritshmi nga gjithë të tjerët Klevis Balliu.

Ndërkohë një vend të rëndësishëm në kabinetin qeveritar pritet të marrë Tritan Shehu, i cili pritet të jetë ministër i Jashtëm.

Tek Integrimi duket se do të shkojë Kreshnik Çollaku, njeriu i cili po drejton grupin e këshilltarëve të PD-së, në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe po bën betejat me Erion Veliajn.

Më tej mësohet se edhe Oriola Pampuri, një nga dy “Çilistët” e Tiranës, do të ketë një vend në kabinetin e ri qeveritar. Pampuri pritet të marrë drejtimin e ministrisë së Mjedisit.

Nga ana tjetër, Niko Peleshin pritet ta zëvëndësoje Myslym Murrizi.

Ka ende emra të tjerë, për shembull flitet që Lulzim Basha në listën e tij nuk e përjashton kurrë Dhurata Çupin, e cila pritet të marrë postin e ministres së Transporteve.

Nga ana tjetër Agron Shehaj do të jetë zv.kryeministër dhe ministër i Financave.

Gjithashtu mësohet se Lulzim Basha në këtë listë do të përfshijë edhe disa njerëz nga shoqëria civile, apo aktivistë të ndryshëm. Në kabinetin e tij qeveritar do të ketë edhe emra të cilët pritet të ngelen surprizë.

LEXO EDHE:  Meta “zbërthen” mesazhet e koduara/ Kush është burimi i krizës politike

Mësohet se kjo listë ende nuk i është komunikuar pjesës së ngushtë të stafit të tij, por flitet që në ditët në vijim, Dasada Metaj, kryeredaktore  “Opinionit” të Blendi Fevziut, ta shpërndajë këtë listë në media, ku pritet të shtojë edhe emrin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Kryeministrisë.

Ndërkohë në oborrin bosh të godinës së SHQUP-it, pritet që në shtator të fillojnë përplasjet dhe kjo ka të bëjë me riorganizimin që do të zhvillojë Partia Demokratike.

Ky riorganizim do të masë edhe një herë forcat dhe ndoshta do të rikonfigurojë më tej kabinetin hije të Lulzim Bashës, ku një vend të rëndësishëm pritet të kenë edhe figura si Arben Ristani, i cili mund të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, apo te ministria e Drejtësisë, ku pritet të shkojë Enno Bozdo.

Ndërkohë Fatbardh Kadilli, një nga personazhet e rëndësishëm të Partisë Demokratike, pritet të jetë zv.kryeministër dhe ministër për marrëdhëniet me parlamentin.

Deri tani këto janë emrat që përfliten, ndërsa për cdo të re CNA.al do të sjellë informacion në ditët në vijim.

Ministria e Kulturës i është besuar Luan Bacit, ndërsa ministria i Shëndetësisë, Nadire Meçorapit.

Ministër për Sipërmarrjen pritet të jetë Hekuran Hoxhalli.

Kryetar Kuvendit do të jetë një zë tjetër mjaft i njohur në PD, siç është Flamur Noka.

Sigurisht që në qeverinë hije të Lulzim Bashës ka vend edhe për aleatët, të cilëve pritet tju lërë edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Më poshtë lista me disa prej emrave të qeverisë hije të Lulzim Bashës:

Ministër i Brendshëm, Ervin Salianji

Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Klevis Balliu

Ministër i Jashtëm, Tritan Shehu

Ministër i Integrimit, Kreshnik Çollaku

Ministër i Mjedisit, Oriola Pampuri

Ministër Bujqësie, Myslym Murrizi

Ministër i Transporteve, Dhurata Çupi

Zv.kryeministër dhe ministër i Financave, Agron Shehaj

Ministër i Mbrojtjes, Arben Ristani

Ministër Drejtësie, Enno Bozdo

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Fatbardh Kadilli

Ministër i Kulturës, Luan Baci

Ministër i Shëndetësisë, Nadire Meçorapi

Ministër për Sipërmarrjen,  Hekuran Hoxhalli

Kryetar Kuvendi, Flamur Noka

Nënkryetar i Kuvendit, do i lihen aleateve / Satirë politike

P.s: Mos qeshni, por qani!

Ekskluzive/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Ekskluzive/ Ndryshime drastike në qeverinë hije të Lulzim Bashës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Mjeku Bledi Nini nuk fitoi betejën me Covid/ QSUT: Humbje e madhe për bluzat e bardha

Publikuar

-

Nga

Mjeku Bledi Nini nuk fitoi betejën me Covid/ QSUT: Humbje e madhe për bluzat e bardha

Qendra Spitalore Universitare ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Bledi Nini.

Doktor Nini humbi parakohe jetën tre ditë më parë në Itali, ku ishte dërguar për kurim pasi u prek nga koronavirusi.

QSUT shton në reagimin e saj se kjo ishte një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, duke theksuar se ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Shërbimi ORL dhe gjithë stafi i QSUNT-së janë thellësisht të tronditur nga humbja e papritur e jetës së kolegut Dr. Bledi Nini. Ai nuk e fitoi dot luftën me Covid-19.

Dr. Bledi Nini, i cili gjatë periudhës 2001 – 2019 ka qënë pjesë e rëndësishme e Shërbimin ORL në QSUNT; me aftësitë e tij profesionale dhe me humanizmin e tij u ka shpëtuar jetën qindra pacientëve, të cilëve u rrezikohej jeta nga trupat e huaj dhe jo vetëm. Dr. Bledi është karakterizuar për marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët dhe pacientët. Ai ka marrë pjesë aktive në proçesin e edukimit të mjekëve të rinj dhe ka qënë për disa vite nën kryetar i Shoqatës Shqiptare të ORL. Ndarja e parakohshme nga jeta e Dr. Bledit është humbje e madhe për mjekësinë Shqiptare, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm.

I shprehim ngushëllimet tona familjes. U prehsh në paqe kolegu ynë i dashur!”, thuhet në postimin e QSUT./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nis vaksinimi kundër gripit i arsimtarëve/ Manastirliu: Edhe vaksina antiCOVID do të jetë falas për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur sot programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishin sot në kopshtin 36 në Tiranë, ku u krye vaksinimi i stafit.

“U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit kundër gripit në këtë periudhë të mbivendosjes edhe të virozave stinore, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh: “Edhe 230 mijë doza të vaksinës kundër gripit falas që kanë mbërritur dy ditë më parë janë shpërndarë në qendra shëndetësore, pjesë e sasisë prej 380 mijë vaksinash që qeveria i financoi falas, për të siguruar vaksinimin e sigurt të të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe grupet e tjera të riskut, mes të cilave edhe një kategori e ndjeshme për ne siç janë edukatoret dhe arsimtarët. Eshtë një moment i rëndësishëm për të kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që janë në grupet e riskut, për t’u lidhur me mjekun e familjes dhe për të bërë vaksinën kundër gripit falas në qendrën tuaj shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar vaksinimin kundër gripit edhe një ushtrim të mirë parapërgatitor për vaksinën antiCOVID, Manastirliu tha se Shqipëria është në linjën e parë për ta patur vaksinën kundër COVID19 sapo ajo të dalë.

LEXO EDHE:  Mosbindja civile/ Balla ironizon Bashën: E ka filluar me faturën e ujit, nuk e paguan prej 2017-ës

LEXO EDHE:  Situata kaotike në kufi me Greqinë/ CNA zgjon nga gjumi Lulin

“Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën antiCOVID. Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën antiCOVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Serbia refuzon Cakajn si “Qytetar Nderi” në Bujanovc

Publikuar

-

Nga

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtne njoftoi për refuzimin që Marija Obradović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal në Serbi, i bëri në seancën pleanare të Parlamentit të Serbisë, propozimit të Kuvendit Komunal të Bujanovcit, që Gent Cakaj, Ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, i Shqipërisë, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanovcit, bashkisë në Luginën e Preshevës.

Njoftimi citon MinistrenObradović të ketë paraqitur në parlamentin serb propozimin e “26 këshilltarëve komunalë të Bajanovcit, që kanë vepruar në mënyrë ligjore dhe si ministre do të duhej të nënshkruaja propozimin” citohet të ketë thënë ajo dje në seancën plenare.

“Por unë kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit” citon ministren Marija Obradović, njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Njoftimi bën me dije se sipas MInistres Obradović, shkak për refuzimin e propozimit të sipër përmendur janë “deklaratat dhe akuzat e vazhdueshme të ministrit në detyrë Gent Cakaj ndaj Serbisë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për deportimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. Nuk mund të nënshkruaj një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë. Ndërkohë që jam e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet parlamentare.”citon njoftimi ministren Marija Obradović.

Bujanovci është njëra nga tri bashkitë në Luginën e Preshevës, në Serbinë Jugore, në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve nën administrimin e Serbisë. Në Luginën e Preshevës, të përbërë nga bashkia e Bujanovcit, Pteshevës dhe Medvegjës, shumica e popullsisë totale prej 76.300 mijë banorësh të Luginës së Preshevës, janë shqiptarë, kurse pjesa tjetër serbë dhe romë.

Shqetësim për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

LEXO EDHE:  Një mendim për kotec apelin apo Gjykatën e Lartë të narkoshtetit!

LEXO EDHE:  Një mendim për kotec apelin apo Gjykatën e Lartë të narkoshtetit!

Refuzimi nga autoritetet serbe i dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Bujanovcit, ministrit në detyrë Gent Cakaj vjem pak ditë pas një deklarate të përbashkët të tij dhe Meliza Haradinaj-Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Kosovë, lidhur me procesin e fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, citojnë dy ministrat të cilësojnë “të qëllimshme fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për të krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike në atë hapësië dhe numrit të shqiptarëve në Serbi, por edhe shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë e tyre themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Cakaj dhe Haradinaj u bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare të veprojnë për të parandaluar fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, paralajmërojnë se ky veprim ka “pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë mbesin të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor. Kjo nënkupton, para së gjithash, njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të standardeve demokratike, citojnë burimet deklaratën e përbashkët të ministrave Cakaj dhe Haradinaj-Stublla./DW

LEXO TE PLOTE