Vjehrri i Lulzim Bashës kërkoi 100.000 € për “ankthin” nga prishja e pallatit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vjehrri i Lulzim Bashës kërkoi 100.000 € për “ankthin” nga prishja e pallatit

Publikuar

-

Zbardhet vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Strasburgut për “të dëmtuarit” – pronarë të ish-pallatit të shembur të Ujit të Ftohtë të Vlorës, që kishte “pushtuar” edhe një pjesë të detit.

Sipas Shqiptarja.com, Shqipëria duhet t’u paguajë 18 shtetasve shqiptarë – ku “pjesën e luanit” do ta marrë vjehrri i kreut të PD Lulzim Basha, Xhafer Isufi – dhe një italiani, deri më 28 gusht 2018, një shumë gjigande parash, më të madhin dëmshpërblim të kryer ndonjëherë në 28 vjet demokraci.

Konkretisht, përfituesit do të marrin sa më poshtë: 16.8 milionë euro sëbashku, plus çdo taksë që mund të jetë e tarifueshme, në lidhje me dëmin monetar; ku përfshihen edhe 7.800 euro secili për Xhafer Isufin dhe Xhuvi Sharrxhiu, dy bashkëpronarët dhe ndërtues të pallatit, si dhe 13.000 euro për secilin nga pronarët e tjerë të apartamenteve të prishura, për dëmin jomonetar; 84.500 euro për të gjithë kërkuesit, së bashku, plus çdo taksë që mund të jetë e taksueshme, për kostot dhe shpenzimet e shkaktuara në gjykatat vendëse; 9.600 euro për kërkuesit M. Hanxhari, T. Pojani, G. Calliku, M. Mecaj, E. Durolli, B. Rakipaj, P. Rakipaj, A. Deromemaj, së bashku për tarifat e avokatëve brenda vendit dhe 18.000 euro për të gjithë kërkuesit, së bashku, plus çdo taksë që mund të jetë e tarifueshme për kërkuesit, për kostot dhe shpenzimet në Strasburg.

Në rast se qeveria nuk do të paguajë shumat e sipërpërmendura në kohën e caktuar, atëhere hyn në fuqi interesi, i barabartë me interesin bazë të Bankës Qendrore Evropiane plus 3%, ka vendosur Gjykata.

Gjykata

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (seksioni i parë), ka marrë në shqyrtim ankimin e bërë nga pronarët e pallatit, tashmë të shembur, duke marrë vendim më 11 janar të këtij viti, vendim, i cili ka marrë formë të prerë më 28 maj 2018.

Trupi gjykues përbëhej nga Linos-Alexandre Sicilianos, kryetar; Kristina Pardalos; Ledi Bianku (përfaqësues i Shqipërisë); Aleš Pejchal; Armen Harutyunyan; Pauliine Koskelo; Tim Eicke, gjyqtarë dhe Abel Campos, regjistrar i seksionit. Çështja ka filluar me një kërkesë kundër Republikës së Shqipërisë, dorëzuar në Gjykatë nga 18 shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian, më 19 shkurt 2016. Kërkuesit u përfaqësuan nga A. Saccucci, avokat i cili ushtron profesionin në Romë. Qeveria shqiptare përfaqësohej nga agjentja e saj, A. Hicka nga Zyra e Avokatit të Shtetit.

Kërkuesit kanë pretenduar se, si pasojë e neglizhencës së autoriteteve ndaj një vendimi të gjykatës administrative, ishte shkelur neni 6§1 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu, sipas nenit 1 të protokollit nr. 1 të Konventës, ata u ankuan për një ndërhyrje në gëzimin e qetë të pasurive të tyre dhe bazuar në nenin 8 të Konventës, u ankuan për një ndërhyrje në të drejtën e tyre për respektimin e banesave të tyre. Në vijim, ata u ankuan, mbështetur në nenin 13 të Konventës, për mungesën e një mjeti efikas të brendshëm për kërkesat e mësipërme.

Kërkesat

Kërkuesit kërkuan nga Strasburgu për dëmin monetar 14.222.986 euro, sipas raportit të ekspertit, për t’u ndarë midis kërkuesve në mënyrë proporcionale sipas sipërfaqes së pronave të tyre në Rezidencën Jon; 20.000 euro në mënyrë të barabartë për çdo kërkues si një shumë shtesë për humbjen e mundësive, shkaktuar nga konfiskimi i paligjshëm, shpronësimi dhe shembja e godinës; 15.000 euro në mënyrë të barabartë për kërkuesit nr. 3–19, në listën te shtojca, për humbjen e sendeve të tyre personale, sendeve me vlerë, mobileve dhe artikujve të shtëpive si rezultat i shembjes së godinës, raporton shqiptarja.com.

Xhuvi Sharrxhi kërkoi edhe 15.000 euro mbi normën e barazisë për humbjen e pajisjeve dhe mobileve që ai zotëronte në bar-restorantin e tij. Ata parashtruan se, duke qenë se godina u shemb, ishte e pamundur që ata të përcaktonin në mënyrë precize shumën e dëmeve ose të paraqisnin të dhëna të sakta për pasuritë e luajtshme që ishin shkatërruar.

Një shumë shtesë është kërkuar nga vjehrri i Lulzim Bashës, Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharrxhi për interesin që rrjedh nga kësti i fundit i një huaje bankare (marrë për ndërtimin e godinës), me normë 7% nga 27 nëntori 2013 deri në datën e shpalljes së vendimit nga Gjykata.

Ata parashtruan se kërkuesit kishin marrë një kredi prej 397.920.600 lekësh (rreth 3 milionë euro) dhe tashmë kishin shlyer dy të tretat përpara shembjes së godinës. Kërkuesit thanë se i detyrohen ende Bankës “X” këstin e tyre të fundit prej 903.350 euro. Pas shembjes së Rezidencës Jon, kërkuesit nuk kanë mundur të shlyejnë këstin e mbetur dhe interesi i konsiderueshëm ka filluar të rritet me një normë interesi vjetore LIBOR prej 7%, thanë ata.

Qeveria, nga ana e saj, argumentoi para Gjykatës së Strasburgut se, për aq kohë sa kërkesat e ankuesve për kompensim për dëmin monetar u ishin nënshtruar procedimeve gjyqësore, të filluara në nivel vendës dhe pjesërisht nuk ishin ngritur në gjykatat vendëse, ato duhet të kundërshtoheshin si abuzim me të drejtën për të aplikuar.

Kërkuesit nuk mund të kompensoheshin dy herë. “Shumat ishin të ekzagjeruara, spekulative dhe të pabazuara. Kërkuesit nuk kishin paraqitur asnjë kërkesë në gjykatat vendëse për dëmin monetar për humbje përfitimesh, interesin e huas së marrë në bankë dhe dëmin e pretenduar për humbjen e pasurive të luajtshme dhe të ndërtesave. Po ashtu, kërkuesit nuk i kishin ndarë në zëra kërkesat e tyre. Për më tepër, kërkuesit nuk janë kompensuar deri më sot, me arsyen se procedimet ishin pezull në Gjykatën e Lartë, jo për mungesën e gatishmërisë së autoriteteve”, deklaroi përfaqësuesja e shtetit.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Mbi dialogun postar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!

Ndërkohë, më 3 maj 2017, në përgjigje të letrës së Gjykatës, gjatë përgatitjes për seancën dëgjimore, kërkuesit parashtruan kërkesa shtesë për dëmin monetar.

Sipas tyre, përllogaritja e dëmit monetar bazohej në vlerat e tregut të përcaktuara në vërejtjet e tyre të para 1.600 euro për metër katror, në lidhje me mjediset e banimit dhe 2.200 euro për mjediset e biznesit. Vlera neto e sipërfaqes së shpronësuar (8.218,15 metër katrorë), e cila rezultonte në 14.222.986 euro, ishte përshtatur më tej, sipas tyre, sipas normave të inflacionit në Shqipëri për periudhën 27 nëntor 2013 (data e shpronësimit) deri më 31 mars 2017.

Momenti i shembjes së pallatit në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës, në pronësi të vjehrrit të kryetarit të PD, Lulzim Basha
100 mijë euro për “shqetësimin”!

Në dokumentin e Strasburgut del edhe një kërkesë tjetër e ankuesve. Ata kanë kërkuar nga Gjykata Evropiane që të vendoste dëmshpërblimin në masën 100.000 euro secili për dëmin jomonetar, duke pretenduar se veprimet e autoriteteve u kishin shkaktuar atyre “vuajtje morale serioze”.

Ata parashtruan se një sërë faktorësh duhej të merreshin në konsideratë, të tillë si: “irritim dhe ankth, që buronin nga fakti i të qenit dëshmitarë të pafuqishëm në abuzimet e kryera nga autoritetet shqiptare dhe nga pamundësia për të parandaluar shembjen e paligjshme të pronave të tyre, si edhe gjendja e tejzgjatur e ankthit të shkaktuar nga mosdijenia nëse do të mund të merrnin ndonjëherë ndonjë kompensim”. Për më tepër, Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharrxhi, të cilët kishin qenë investitorët në Rezidencën Jon, ankoheshin më shumë nga të gjithë, për shkakun se, si pasojë e prishjes së pallatit dhe pamundësisë së pagesës së kredisë bankare, kishin qenë të detyruar ta mbyllnin kompaninë e tyre në fund të vitit 2015.

Qeveria u parashtroi argumentet e tyre si të pabazuara në fakte dhe të dhëna. Kërkuesit nuk paraqitën ndonjë të dhënë, qoftë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë për të provuar se kishin vuajtur dëme ndaj biznesit ose shëndetit mendor. Kërkuesit po ashtu nuk kishin mundur të shfrytëzonin mjetet e brendshme dhe kishin abuzuar me të drejtën e tyre për t’u ankuar.

Shkeljet

Gjykata gjykon se me veprimet dhe mosveprimet e autoriteteve shqiptare është shkelur neni 13 së bashku me nenin 6§1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; është shkelur neni 6§1 i Konventës; është shkelur neni 8 i Konventës, për kërkuesit nr. 3–19 sipas listës në shtojcë, në lidhje me konfiskimin e godinës; është shkelur neni 13 së bashku me nenin 8 të Konventës në lidhje me kërkuesit 3–19 sipas listës në shtojcë, për sa i përket konfiskimit të godinës; është shkelur neni 1 i protokollit nr. 1 të Konventës në lidhje me konfiskimin e godinës; është shkelur neni 13 së bashku me nenin 1 të protokollit nr. 1 të Konventës, në lidhje me konfiskimin e godinës; është shkelur neni 13 së bashku me nenin 1 të protokollit nr. 1 të Konventës, në lidhje me shpronësimin dhe shembjen e godinës; është shkelur neni 1 i protokollit nr. 1 të Konventës, në lidhje me shpronësimin dhe shembjen e godinës.

Pra, konkretisht, Gjykata e Strasburgut vendos se është shkelur e drejta e pronarëve për gëzimin e qetë të pasurive të tyre; e drejta e tyre për respektimin e banesave përkatëse, si dhe u ka munguar një mjet efikas brenda vendit për të realizuar dëmshpërblimin për të drejtat e munguara.

Arsyetimi

Gjykata e Strasburgut vëren se, gjatë procedimeve në lidhje me shpronësimin dhe shembjen e godinës së kërkuesve, gjykatat vendëse argumentuan se autoritetet kishin miratuar vendimin e Këshillit të Ministrave, të datës 27 nëntor 2013, pa pritur për vendimin në themel dhe duke neglizhuar urdhrin e përkohshëm. Megjithatë, ato nuk u akorduan kompensime kërkuesve. Në këtë mënyrë, Gjykata mendon se autoritetet vendëse nuk arritën të kompensonin kërkuesit në lidhje me ankesën e tyre për moszbatim të urdhrit të përkohshëm në favor të tyre dhe se ata kanë të drejtë të pretendojnë të jenë viktima të një shkeljeje të pretenduar.

Gjykata, gjithashtu, ka konstatuar se ndërhyrja e policisë, e cila çoi në rrethimin e ndërtesës dhe në ndalimin e kërkuesve të kishin akses në shtëpitë e tyre dhe t’i përdornin ato, përbënte një ndërhyrje nga një autoritet publik ndaj së drejtës së tyre për respektimin e shtëpive të tyre.

Nga ana tjetër, Gjykata vëren edhe se çështja në lidhje me nivelin e kompensimit kishte mbetur pezull në Gjykatën e Lartë që prej vitit 2014. Më 15 janar 2015, Gjykata e Lartë i pezulloi procedimet pa dhënë asnjë arsye. Gjykata vërejti se kërkuesit deri në momentin e gjykimit në Strasburg nuk ishin kompensuar, madje as në shumën e akorduar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 27 nëntor 2013.

Aktualitet

Gara për audiencën mes Berishës dhe Ramës/ Ja kush e fiton

Publikuar

-

By

Mbrëmjen e sotme ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar përballë një paneli gazetarësh në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan.

Ndërkohë po në të njëjtin emision një javë më parë ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Një pyetje e cila shtrohet është se kush kishte më shumë audiencë?

CNA.al ka mësuar se garën e audiencës e  ka fituar kryeministri edi rama sipas matjes të telemtrix.

LEXO EDHE:  Dialog me Edi Ramën?/ Ja si do e këshillonte Berisha-Bashën

Ndërsa gara në rrjetet sociale është fituar nga ish kryeministri Sali Berisha i cili arriti maksimumin prej 5.6 mijë ndjekësish njëkohësisht kundrjet 3.4 të kryeministrit Edi Rama një javë më parë./CNA.al

Rezultati i Edi Ramës:

Rezultati i Sali Berishës:

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë nuk di tjetër Edi Rama?/ Kujtim Gjuzi zbulon dy sekrete të reja

Publikuar

-

By

Pas qepjes së pantallonave tek ai, kur ishte i ri, Kujtim Gjuzi. deputeti i të djathtës opozitare në Parlament, njëheresh dhe kryetar i Partisë Konstervatore, nga emisioni “360 Gradë” ka zbuluar dhe dy sekrete të tjera lidhur me kryeministri Edi Rama. Se ai nuk di ti japë biçikletës, por as makinës.

Madje Gjuzi solli një situatë kur Edi Rama kishte ardhur më skuadrën kombëtare në Tiranë dhe i ishin bërë pantallonat me njollë.

Që Rama nuk di të qepë, një dhe që nuk di ti japë biçikletës, dy besoj se e dini…  Atëherë po ju them kur ju lini bicikletën para Bashkisë së sotme pse nuk e merrnit bicikletën zoti Rama.  Unë kam qenë pronar i një autoshkolle. Nëse do kishte ardhur për të mësuar makinën me instruktorët e mi Rama do kishte mësuar edhe do ta drejtonte shumë mirë shtetin. Kur keni qenë në skuadrën kombëtar, babi jot të ka dërguar me skuadrën kombëtare të luash dhe ke ardhur me pantallona zhinse dhe atlete të bardha në Tiranë dhe pasi tu bënë me njollë, dhe the si t’ja bëjmë me këtë njollë se nuk hiqet. Të mësova të hiqje njollat dhe i kthyem pantallonat së papthi“,- tregoi deputeti Kujtim Gjuzi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mero Baze/ Mbi dialogun postar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!

Publikuar

-

By

mero baze

Kishte një shans që Lulzim Basha të mos i përgjigjej Edi Ramës dhe të krijonte idenë se “po mendohej”. E keni parasysh atë skenën kur Bujar Nishani si President, bënte sikur mendohej para çdo dekreti dhe mbështetësit e PD mendonin se më në fund ai do bënte ndonjë mrekulli.

Por Lulzim Basha u përgjigj dhe magjia ra.

Tani i vetmi debat postar mes tij dhe Edi Ramës, është se kush do të fitojë si i fortë më 30 Qershor, Edi Rama duke ruajtur kutitë e votimit, apo Lulzim Basha duke sulmuar kutitë e votimit.

Edhe pse duket pak e frikshme po ta mendosh, në të vërtetë është një nga ato situatat absurde tragji-komike të vitit ’97, ku i humbur dilte ai që sulmonte i pari. Dhe të gjithë vetëm kërcënonin, pa dalë nga shtëpia.

Por në mënyrë paradoksale, rreziku më i madh për Partinë Socialiste dhe integritetin e zgjedhjeve, nuk është dhuna e PD, apo ndonjë grupi paramilitar të saj. Ajo është çështje ligjore. Nga pikëpamja politike ajo viktimzon shumicën dhe i jep asaj më shumë të drejta se sa ka sot të bëjë zgjedhje.

Rrezik real për Partinë Socialiste është që PD të mos bëjë asgjë, të qëndrojë në shtëpi, të marrë rolin e “gandistit” që refuzon sistemin, dhe t’u thotë socialistëve “bëni ç’të doni”.

Kështu si e kanë nisur socialistët që kanë frikë dhe nga të pavarurit apo nga kandidatët e Bindjes Demokratike, mund t’i prishin zgjedhjet më mirë vetëm, se sa me ndihmën e PD.

Lënia bosh e fushës, edhe pse është një kërkesë torturuese për PD, është në fakt i vetmi akt që i bën ata jo fajtorë për procesin nëse dështon.

LEXO EDHE:  “Nuk vjen ndryshimi duke ndenjur në rrugë”/ Hajdari shigjeton Bashën

Dhuna, sado sporadike të jetë, qoftë dhe në dhjetë qëndra votimi, legjitimon procesin zgjedhor, dhe e kthen atë nga një proces votimi, në një sakrificë për demokracinë.

Kjo është fiks situata që humbet ai që sulmon i pari, jo ai që shkruan letër i pari. Armiku real i PS më 30 qershor është heshtja e vdekur në qendra votimi dhe jo lufta. Lufta i jep asaj legjitimitetin e mbrojtjes së demokracisë.

Dhuna e paralajmëruar e opozitës, po i kthehet në pasuri politike socialistëve, një pasuri e dhuruar nga opozita. Ajo po legjitimon keqqeverisjen dhe defektet e procesit zgjedhor dhe po kalon në plan të parë rrezikun për prishjen e rregullave të lojës.

Ndaj Edi Rama nuk është i shqetësuar për dhunën, dhe bën rolin e viktimës, për ta tërhequr PD-në pikërisht tek dhuna. Nuk ka gjë, që i jep më shumë forcë dhe arsye për të vazhduar më tej një politikani, në një sistem demokratik, se sa një opozitë talebane, që thotë “do sulmojnë kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve”. Gjëra të tilla kanë bërë talebanët në Afganistan, grupet maoiste në Sri Lanka, dhe xhihadistët e Boko Haram në Nigeri.

Edi Rama po e ushqen këtë gjë përmes dialogut të tij postar me Lulzim Bashën, një mënyrë mizore se si mund t’i ofrosh një tavolinë ëndrrash, në mes të drekës, dikujt që është duke mbajtur ramazan. Dhe kjo padyshim që e xhindos Lulzim Bashën. Edi Rama e bën pikërisht për këtë gjë. Dhe pas kësaj, ai vërshon me terminologjinë e dhunës, me premtimet për jetë e vdekje, me thirrjet për përmbysje. Është ekzaktësisht ajo që ja legjitimon 30 Qershorin, qoftë dhe fare vetëm Edi Ramës.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Rrëmben avionin pa pasagjerë/ Mekaniku e përplas në një akt vetëvrasjeje

Një mekanik “kamikaz” vodhi një avion pa pasagjerë të kompanisë ajrore “Horizon Airlines”, për t’u ngritur pa autorizim në fluturim...

Close