LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Rikthehet makthi i shqiptarëve në dogana/ Rradhë kilometrike në kufirin Greqi-Shqipëri

11 Gusht 2018, 13:01, Aktualitet CNA
Video-Rikthehet makthi i shqiptarëve në dogana/ Rradhë

Rradhë kilometrike janë rregjistruar mëngjesin e sotëm në Kakavijë. Shkak është bërë fluksi i jashtëzakonshëm i emigrantëve që kthehen në atdhe. Për disa orë, shoferët kanë qëndruar në pritje për të kaluar kufirin.

CNA.al mëson se rradha e makinave që prisnin të ktheheshin nga Greqia në Shqipëri ishte më shumë se 3 km.

Ndërsa ditën e djeshme  data10.08.2018 janë raportuar të kenë hyrë në Kapshticë 6313 shtetas shqiptar, kurse ato që kanë dalë jashtë kufirit janë 3513 shtetas.

Po në Qafë Thanë raportohet të kenë hyrë 5380 shtetas shqiptarë e të huaj, ndërsa ato që kanë dalë jashtë kufirit janë 3780 shtetas./CNA.al

Lajmet e fundit nga