LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqia refuzon pjesëmarrjen në Eurovision për shkak të artistëve LGBTQ

11 Gusht 2018, 21:20, Aktualitet CNA
Turqia refuzon pjesëmarrjen në Eurovision për shkak të

Vitet e fundit ?Eurovision Song Contest? është bërë më shumë se kurrë jo vetëm një festival që bën bashkë njerëz me etni të ndryshme, por edhe artistë me prirje të ndryshme seksuale.

Që prej vitit 2012 Turqia nuk ka marrë më pjesë në Festivalin Europian dhe mesa duket ekziston një arsye pas këtij bojkoti 6- vjeçar.

Ibrahim Eren, drejtor në Radiotelevizionin Kombëtar të Turqisë (TRT) në një intervistë për ?Anadolu news agency? ka bërë me dije detajet që kanë shtyrë drejt mos marrjes pjesë të Turqisë në ?Eurovistion Song Contest?.

?Si një transmetues publik, (TRT) nuk mund të transmetojë në orën 9 të darkës, kur fëmijët janë duke parë televizor, një austriak me mjekërr dhe fustan, që thotë se nuk ka një gjini dhe shprehet se është burrë dhe grua në të njejtën kohë.”

Sipas Anatolu news agency, Eren ka sugjeruar që Turqia të mos marrë më pjesë në Festivalin Europian deri sa kjo lloj situate të zgjidhet.

Ndërkohë pas kësaj deklarate ka reaguar Unioni transmetues i Eurovizionit, duke u shprehur se Turqia është e mirëpritur për të marrë pjesë sërish në ?Erovision Song Contest?.

Gjithashtu ata kanë theksuar se ?Eurovison song Contest? ka si qëllim të promovojë muzikën dhe vlerat kulturore përmes diversitetit.

Lajmet e fundit nga