Connect with Us

Tragjedia në Selenicë/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën: Jep dorëheqjen

Aktualitet

Tragjedia në Selenicë/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën: Jep dorëheqjen

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama me publikimin e një videojë që tregon ecurinë ekonomike dhe punësimet në vend, u ka uruar të gjithë qytetarëve një ditë të mbarë, këtë mëngjes..

“Dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë”,- shkruan Rama.

Por kjo ka sjellë reagimin e qytetarëve, të cilët të tronditur nga ngjarja e djeshme ku mbetën të vrarë tetë persona mes tyre dy fëmijë, i kanë kërkuar Kryeministrit të japë edhe dorëheqjen.

“O Edi Rama po cfar shteti kemi ne mo plak? Nuk u vjen rende nga vetja qe eshte katandis policia ne kete fare feje? Ja marin policit kapelen edhe ja hedhin ne tok. Po ate mostren e Vlores qe vrau 8 vete perse e fut ne burg,per ta ushqyer me taksat tona? Pse nuk e vrau policia ne vend te behej shembull per te tjeret? Neser do dal dikush tjeter do vras 15 veta,o shtet i qelbur.Keta e bene si lojra video game po vriten njerzit si pula.Duhet ikur me urgjence nga ky vend nuk ke jeten te sigurt ketu”,- shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Bamir Topi nuk kursehet ndaj Ramës/ “Është njeri i pabesueshëm, nuk e mban fjalën”

Një tjetër shkruan “Edhe ne qoftese ka ndonje vend pune rrogat jane aq te ulta sa ato lek nuk dalin as per lidhse kepucesh .Me rroga qesharake dhe me pensione ofenduse nuk rritet mireqenja e popullit .Mbidh rradaken dhe jep doreheqjen ke deshtuar ne cdo fushe ,te vetmen gje qe ke rritur eshte fukaralleku dhe mjerimi”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

KE: Të hetohet vdekja e burrit rom gjatë arrestimit nga policia çeke

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pavarur për rastin e vdekjes së një qytetari rom derisa po arrestohej nga një polic çek. Polici çek e kishte shtypur me gju në qafë për disa minuta.

Sipas Këshillit të Evropës veprimi i policisë ishte alarmues dhe ngre pyetje të shumta për rrethanat e këtij incidenti tragjik. Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior të Teplicës në Çeki.

Pamjet kanë treguar se si më 19 qershor, njëri nga tre policët kishte shtypur me gju qafën e burrit rom. Ai kishte vdekur më vonë në ambulancë dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Policia kishte thënë se një mjek e kishte përcaktuar mbidozën nga droga si shkaktare të vdekjes.

LEXO EDHE:  Tragjedia e Gërdecit/Familjarët e viktimave të zhgënjyer nga Rama, ja letra

LEXO EDHE:  Bamir Topi nuk kursehet ndaj Ramës/ “Është njeri i pabesueshëm, nuk e mban fjalën”

Ky shpjegim i policisë u hodh poshtë nga aktivistët e komunitetit rom të cilët paralajmëruan një protestë në Pragë. Por, kryeministri çek, Andrij Babis ka mbështetur trajtimin e incidentit nga ana e policisë.

“Nëse dikush shkatërron makina, është agresiv dhe madje edhe e kafshon një polic, atëherë nuk duhet të presë që të trajtohet me doreza fëmijësh”, tha Babis më 23 qershor.

Edhe organizata Amnesty International në Pragë, dhe e dërguara e qeverisë për të drejtat e njeriut, Helena Valkova, gjithashtu kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur.

Ka shumë kohë që komuniteti rom përballet me racizëm dhe diskriminim në Evropën Lindore. Ata ballafaqohen me pengesa të mëdha edhe në punësim dhe arsimim. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Piloti që mbyti gruan kujdeset për imazhin/ “Mos më quani përbindësh”

Publikuar

-

Nga

Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka qëndruar për 5 orë në pyetje nga hetuesit. Rrëfimi i vrasësit “kishte shumë pikëpyetje” shkruajnë mediat greke bazuar te burimet nga autoritetet. I akuzuari “ka përsëritur se meriton dënimin, por nuk e konsideron veten përbindëshi që paraqitet”.

Hetuesi dhe prokurori insistuan në pyetjet rreth asaj që ndodhi natën fatale. I akuzuari dyshohet se dha një përgjigje të hollësishme në lidhje me njohjen dhe martesën e tij me gruan e tij.

Kur arriti në përshkrimin e krimit, ai dyshohet se u përgjigj se nuk bëri asgjë për të ndihmuar gruan e tij, kur vuri re se rezistenca e saj po zvogëlohej duke u shuar.

LEXO EDHE:  “Si s’të vjen zor që përmend At Gjergj Fishtën”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Video/ PD tregon se sa i kushton Rama, shqiptarëve

Pastaj, sipas të njëjtit informacion, ai nuk dinte çfarë të bënte dhe pastaj filloi të mendonte për fëmijën e tij. Më pas piloti pretendoi se kishte marrë vendimin për të inskenuar grabitjen e rremë dhe e filloi duke vrarë qenin.

Ndjenja që ai la, sipas hetuesve, ishte se, edhe një hap para qelisë, ai ishte i interesuar më shumë për imazhin e tij te njerëzit sesa atë që ndodhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto – Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Publikuar

-

Nga

Foto - Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në pyjet me pisha në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Farsa qesharake e çiftit Lu -Vlahutin

LEXO EDHE:  Kur do të hapet aeroporti i Kukësit?/ Përgjigjet Rama

LEXO TE PLOTE