LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lot dhe dhimbje në lamtumirën e tetë viktimave/ Kujë në shtëpinë e Sarës e Ledjonit

11 Gusht 2018, 12:09, Aktualitet CNA
Lot dhe dhimbje në lamtumirën e tetë viktimave/ Kujë në

Në fshatin Resulaj ka pllakosur  zia dhe dhimbja për tetë të vrarët e një dite më parë.

Lot dhe kujë në shtëpinë e viktimave të masakrës së Selenicës.

Nuk ka fjalë që të përshkruajë dhimbjen e madhe në ceremoninë e lamtumirës për 8 viktimat e dy familjeve Zykaj, vrarë nga kushëriri i tyre, Ritvan Zykaj, 24 vjeç, tashmë i arrestuar.

Në ceremoninë e varrimit janë mbajtur edhe fjalime prekëse, ku është kërkuar që shteti të dënojë autorin e krimit të rëndë. Ngjarja e djeshme cilësohet si nga më të rëndat që është dëgjuar në këto 30 vitet e fundit, ndërsa në ceremonia marrin pjesë jo vetëm familjarë, e të afërm, por banorë të fshatit e qindra qytetarë.

Familja e Ridvan Zykajt dhe viktimave të shtëpisë së Demir Zykajt ndodheshin përballë njëra-tjetrës në fshatin Resulaj të Selenicës.

Në banesën ku vrasësi Ridvan Zykaj jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain, asgjë nuk është prekur, gjithçka është lënë si ditën e djeshme para gjëmës. Rrobat e ndera në tel nuk janë mbledhur, ndërsa porta e jashtme është e hapur dhe kushdo mund të hyjë brenda.

Prindërit, motra dhe vëllai kanë ikur nga shtëpia, janë strehuar tek të afërm të tjerë jashtë fshatit që prej orëve të para të mëngjesit, pasi dhanë dëshminë e tyre në polici.

Lajmet e fundit nga