LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutoi tetë persona dhe u arratis/ Qytetarët i përvishën Policisë

11 Gusht 2018, 10:28, Aktualitet CNA
Ekzekutoi tetë persona dhe u arratis/ Qytetarët i përvishën

Krimi makabër në Selenicë tronditi ditën e djeshme gjithë opinionin publik, pasi tetë persona humbën jetën brenda pak çastesh, mes tyre edhe fëmijë.

Strukturat Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, 12 orë pas kryerjes së krimit nga i riu Ritvan Zyka, kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Lajmi është raportuar nga vetë policia në rrjetet sociale dhe reagimet negative kanë qenë të shumta.

Shumë persona e kanë quajtur operacionin e policisë për kaljen e Zykës të dështuar dhe kanë kërkuar ndëshkimin e policisë.

Disa nga komentet marrë në faqjen e Policisë së Shtetit:

?Arritje e madhe, pasi ekzekutoj 8 persona?
Arritje do ishte rasti i kundert, monstra te tilla ka perseri, por ju nuk i izoloni, por prisni te ju plase bomba ne dore. Ne çdo vend, policia bashkepunon ngushte me popullin, ktu ka humbur besimi, sepse ju po i beni gropen fukarase.
Asnje shperblim te vene ne dispozicion per nje informacion te dhene per kete autor.
Ne rrugicat e Tiranes thyhen xhamat dhe plaçkten makinat, ndersa policia mjaftohet me fjalet: ndodh çdo nate nga 20-30 raste. Ju bejne karshillek hajdutet, nderkohe qe policia ne kwto rrugica mund te stimulonte nje skene dhe te leshonte ne prite keta hajdute.
Jo, ju mjaftoheni ” keshtu rastesh ka me shumice”.
Nuk arrij ti besoj fjalet e miletit kur thone qe, policia bashkepunon me ata!?

?Wauuuu keni bere gjith kete pune
Ky i mjeri i kapur I vrare eshte kot sa e keni levizur bythen
Ju ndenji rende se vrau 8 persona + te plagosur
Po te veshurit me pushtet e para qe Kane shuar familje te tera ça e keni bere ju a jane ndeshkuar per veprimin qe Kane bere ?!
Vendi jone per te qeshur per te qare
Të paret qe doni ndeshkuar jeni ju policet loder pastaj qeveritaret e degjenerum?

?Problemi eshte cfare po behet per te parandaluar raste te tjera?
Armet jane neper duar.
Do ndermerret ndonje aksion per grumbullimin e armeve apo te presim deri te masakra e rradhes??

?Ky quhet operacioni i deshtuar 100%. Ne te tilla raste masaker autori ” mostra” ekzekutohet pa dyshim..?

?Teshi merni naj valle sikur ai shefi tjetër derisa të ndodhe naj ngjarje e rend po duhet mi parandalu vrasjet se nuk keni net ndonjë arritje tmadhe që keni kap një halabak të armatosur. Turp për qeverinë.? /CNA.al

Lajmet e fundit nga