Çmenduria e propagandës së Rilindjes/ Justifikimi i vrasjeve të Xhafës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Çmenduria e propagandës së Rilindjes/ Justifikimi i vrasjeve të Xhafës

Publikuar

-

Dje në Selenicë të Vlorës është regjistruar një masakër, ku mbetën të vrarë tetë persona, por ajo që bie në sy është përplasja, që po ndodh sot, në rrjetet sociale.

Edhe në faqen tonë, edhe nëpër rrjetet e tjera, vijnë me qindra komente, që në vend se të akuzojnë Qeverinë dhe shtetin për papërgjegjshmëri dhe mungesë funksionimi,  sulmojnë Sali Berishën dhe PD-në, duke thënë, se këto janë armët e 97 –ës.

Duke u kthyer, kështu  21 vite mbrapa me akuza ndaj historisë politike të Shqipërisë.

Në fakt ngjarja ka ndodhur në 2018-ën, ku në pushtet është Partia Socialiste dhe Rilindja, timonin, komandat e të cilin i luan Edi Rama.

Për më tepër edhe Policinë e Shtetit e ka nën kontroll të plotë, ndaj përgjegjësinë për atë që ka ndodhur patjetër që e ka Qeveria.

Kudo mund të ndodhë në botë  që të dalë një i çmendur dhe të vrasë disa njerëz dhe  patjetër që do të ketë një reagim por kërkohet edhe përgjegjësi dhe analizë.

Nëse bëjmë një analizë të thjeshtë rezulton se kjo Qeveri është në pushtet, ndaj  është përgjegjësia e saj  për mosbledhjen e  armëve.

Së pari, edhe në qoftë se akuzon Sali Berishën për 97-ën, përgjegjësinë e ka kjo Qeveri që është në pushtet, se nuk i ka mbledhur këto armë. Nuk mund të justifikohen me të shkuarën.

Së dyti, propaganda që bëhet është e neveritshme. Në vend që t’i vënë gishtin kokës, të shikojnë problematikën, dhe ngjarjet e rënda, siç ishte aksidenti i Kamzës, vrasja në Shkodër apo tragjedia e Vlorës dhe të nxjerrin e të marrin përgjegjësitë konkrete, që nga maja e piramidës deri poshtë, Rilindja ka lëshuar call centerat dhe ca huliganë që mund të quhen banda online apo një bandë kriminale me propagandë.

Njësoj si me propagandën në kohën e diktaturës, që nuk bëjnë gjë tjetër,  por vetëm hedhin shashka, krijojnë debate, flluska sapuni dhe mbështesin Ministrin e Brendshëm si dhe i japin kurajo Qeverisë.

Njësoj si në kohën e Shokut Enver , kur këndoheshin këngë se sa të lumtur ishin njerëzit që jetonin në Pukë.

Shqiptarët janë të lumtur me Edi Ramën Kryeministër që i ka lënë pa bukë dhe Fatmir Xhafën, Ministër të Brendshëm, të cilit përditë i vriten njerëzit.

Propaganda e Rilindjes ose propaganda e diktaturës hoxhiste, në vend që të justifikohen me armët e 97-ës, apo me “fajin e ka Saliun”, sot që kanë pesë vite në pushtet dhe në vend që të bëjnë analizën dhe të ndalin hienat e bandat online, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm bëhen më të neveritshëm dhe më të pështirë.

Fakti,  se shqiptarët nuk kanë alternativë opozite, sepse nuk beosjnë tek Lulzim Basha, nuk e justifikon as propagandën e Rilindjes, as krimet që nuk i zbardh dot Fatmir Xhafa  dhe nuk i parandalon dot Policia e Shtetit dhe as propagandën e Edi Ramës dhe Rilindjes që sot qeverisin./CNA.al

 

 

 

 

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending