LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau tetë persona dhe u arratis/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

10 Gusht 2018, 17:27, Aktualitet CNA
Vrau tetë persona dhe u arratis/ Policia kërkon ndihmën e

Një 24 vjeçar vrau pak momente më parë 8 persona nga 2 familje të fisit Zykaj në fshatin Resulaj në Vlorë.

Policia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve, të bashkëpunojnë me policinë duke dhënë  informacione për vendodhjen e tij.

Policia ka vënë në dispozicion edhe një numër kontakti, ku gjithkush që siguron një informacion mund ti kontaktojë, ndërsa ka publikuar gjithashtu fotot e autorit të masakrës.

Duke parë rrezikshmërinë e 24 vjeçarit, policia ka dhënë urdhër që të qëllohet ndaj tij nëse hap zjarr ndaj efektivëve.

Njoftimi i policisë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhejs së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin 069 41 10 242 si dhe në munrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin. Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga